Sopoti / Analizë me tone të larta, kërkohet kthesa me Shkumbinin

Share Button

Sopoti-Ekip-2014

Gjergj Vyshka 03.12.2014 08:35

Librazhdasit kanë humbur kryesimin në Jug dhe e quajnë detyrim rikthimin në vendin e parë. Drejtuesit e Sopotit nuk pajtohen me humbjen e së shtunës ndaj Lushnjës në Korçë. E marta nuk ka qenë një ditë e zakonshme për Sopotin. Humbja e së shtunës në stadiumin “Skënderbeu” ndaj Lushnjës, 1-2, duket se ka trazuar shumë ujëra në kampin e skuadrës që drejtohet nga trajneri Gentian Stojku.
Analiza e zhvilluar dje në mesditë në fushën e ish-kompleksit Dinamo nuk ka qenë e zakonshme. Për më tepër nuk është bërë nga trajneri Stojku, por nga një prej drejtuesve të kësaj skuadre. Dhe i gjithë diskutimi në një cep të fushës ka qenë jo vetëm me tone të larta, por aspak i qetë. Kuptohet që Sopoti është ndërtuar për të qenë kryesues në Grupin e Jugut dhe pastaj të ngjitet në Superiore.
Dhe për krijimin e kushteve normale në skuadër është gjetur dhe mundësia e stërvitjes në kryeqytet. Jo vetëm kaq, por të ankuar nga fusha jo cilësore e Cërrikut, atje ku kanë fituar vetëm me Butrintin 1-0, si dhe kanë barazuar 2-2 me Dinamon, 0-0 me Tomorin dhe 1-1 me Pogradecin, pa thënë që janë mundur 0-3 në Kupën e Shqipërisë nga Tirana, drejtuesit kanë gjetur një tjetër zgjidhje.
Dërgimin e ndeshjes me Lushnjën në Korçë, atje ku fusha e stadiumit “Skënderbeu” jo vetëm që është cilësore, por dhe e njëjtë me atë të kompleksit Dinamo. Mirëpo realiteti i së shtunës tregoi tjetër gjë, ndërsa drejtuesit janë befasuar nga ajo paraqitje e dobët në pjesën e parë, teksa Lushnja shënoi dy gola. Zgjimi i pjesës së dytë ka qenë i vonuar e për rrjedhojë librazhdasit kanë humbur një ndeshje që nuk duhet ta kishin lënë si të tillë.
Sepse bashkë me disfatën ka ikur dhe kryesimin. Për të gjitha këto, pa thënë që për shkak të sponsorëve që ka skuadrës nuk i ka munguar dhe ana financiare, analiza e djeshme ka qenë me tone të ashpra duke i vënë lojtarët përpara përgjegjësisë për atë që ka ndodhur të shtunën me Lushnjën jashtë asaj që kërkojnë dhe synojnë drejtuesit e tifozeria e zjarrtë e këtij qyteti.
Dhe detyrimi i skuadrës është kthesa në fushën e vështirë të Peqinit ndaj Shkumbinit vendës që lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Dhe bashkë me suksesin kërkohet dhe kryesimi për skuadrën librazhdase. Ndaj duket se për Sopotin është detyrim fitorja me çdo kusht në Peqin…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh