AlbanianSport.com 13/04/2020 18:05
ASNN – Këtë sezon ai ka spikatur me formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar gola të rëndësishëm dhe, falë ndihmës së tij, skuadra e Olimpijas së Ljubljanës po kryeson kampionatin slloven. Endri Çekiçi ka përjetuar një formë mbresëlënëse në dy sezonet e fundit me skuadrën e njohur sllovene duke realizuar 15 gola në 30 ndeshje, si dhe ka dhuruar 7 pasime për gol këtë sezon me skuadrën sllovene.
Dhe, siç ndodh kur një lojtar shkëlqen, nuk vijojnë të vijnë edhe oferta nga klube të mëdha, të cilat e mbajnë gjithnjë një sy hapur sa i përket talenteve të reja në mosha, por edhe që vijnë nga kampionate relativisht më inferiore dhe, për rrjedhojë, kushtojnë më pak, por nga të cilët mund të nxirret më vonë një fitim mjaft më i madh sesa investimi fillestar.
Kështu edhe 23-vjeçari shqiptar po ndiqet nga emisarët e Arsenalit. Lajmin e bujshëm e zbulon media sllovene “24ur”, e cila thekson se nga burime të besueshme ka mësuar se “Topçinjtë” interesohen për mesfushorin me tipare sulmuese të Olimpijas së Ljubljanës. Interesimi për ish-futbollistin e Shpresave është rritur ndjeshëm teksa për të kanë ardhur oferta nga Spanja, Polonia dhe Italia.
Megjithatë, Çekiçi ende nuk e ka kryer debutimin me Kombëtaren e të rriturve të Shqipërisë. Sidoqoftë, pogradecari ka uruar të ketë diçka të vërtetë në zërat që e lidhin me Arsenalin. I cituar nga mediat sportive shqiptar, mesfushori me tipare sulmuese nuk e mohon se janë duke i pëlqyer këto thashetheme që e lidhin me Arsenalin. “Kam folur me menaxherin, janë vetëm zëra, nuk mund të them më shumë për këtë temë, jam më pak i informuari”, – tha ai.
“Do të doja shumë të ishte e vërtetë, e shpresoj shumë, – shtoi 23-vjeçari. – Për momentin, jam i fokusuar tek Olimpija dhe dua që, së pari, ta mbyll sa më mirë sezonin, pastaj ne verë, besoj se do të ndryshoj klub. Shpresoj shumë shpejt të jem edhe në Kombëtare.”Ndër të tjera, Endri Çekiçi vlerësohet për goditjen e fortë nga distanca dhe kombimin e mirë në fushë.