Mediat britanike: Kosovë-Maqedoninë e Veriut, në tetor & pa tifozë në stadium

Share Button

AlbanianSport.com 12/04/2020 18:50

ASNN – Epidemia globale e koronavirusit e ka kthyer përmbys, në kuptimin e mirëfilltë njerëzor, kalendarin si koncept, duke bërë madje që të fshihet edhe konceptet e stinëve, të paktën të dy prej tyre, verës dhe vjeshtës. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti, teksa sezoni aktual, i ndërprerë në javën e dytë të marsit, pritet të shtrihet të paktën deri në verë, ndërsa ai i ardhshme, nuk dihet nëse do të nisë në vjeshtë.

Përf këtë arsye, ndeshjet e “play-off”-it” për “Euro 2020”-ën pritet të luhen në tetor dhe nëntor të këtij viti, edhe nëse nuk lejohen shikuesit në stadiume Kështu ka raportuar e përditshmja britanike “Daily Mail”. Deri në shtator nuk do të ketë ndeshje të ekipeve përfaqësueseve dhe disa prej 16 përfaqësueseve që do të garojnë në fazën e “play-off”-it, ia kanë bërë të ditur UEFA-s që nuk duan që ndeshjet e tyre të para pas koronavirusit të jenë gjysmëfinalet e kësaj faze.

Në gjysmëfinale të “play-off”-it, por duke ardhur nga Liga e Kombeve të Evropës, luan edhe Kosova, që duhet të ndeshet me fqinjen jugore, Maqedoninë e Veriut, në Shkup. Kjo ndeshje ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në mars, ndërsa më pas ishte shtyrë për në qershor. Por për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndeshja është shtyrë sërish dhe UEFA nuk ka zyrtarizuar ende datën e re. Fillimisht ishte thënë se ndeshjet e “play-off”-it do të luhen në shtator.

Por, me shumë mundësi, duket se ato do të luhen në tetor dhe nëntor. Po ashtu ka rrezik që ndeshjet të luhen pa shikues në stadiume. “UEFA dhe përfaqësueset e përfshira po punojnë me qëllim që ndeshjet gjysmëfinale të luhen në tetor, ndërsa finalet në nëntor”, ka shkruar e përditshmja britanike në fjalë. Në shtator pritet të nisë edhe edicioni i ri i Ligës së Kombeve të Evropës. Më 3 shtator, Kosova duhet të luajë në fushë të huaj me Moldavinë, ndërsa më 6 shtator të presë Greqinë në Prishtinë.

Në tetor është planifikuar të luhen ndeshjet me Slloveninë në shtëpi dhe me Greqinë në fushë të huaj. Në nëntor, në program janë ndeshjet me Slloveninë në fushë të huaj dhe me Moldavinë në shtëpi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh