AlbanianSport.com 11/04/2020 22:25
ASNN – Ka mjaftuar vetëm një shkrim në një gazetë zvicerane që retë e dyshimit të mbështjellin stolin e përfaqësueses së futbollit të Kosovës dhe qëndrimin në të emrit padyshim më të suksesshëm të ekipit tjetër shqiptar. Por tanimë është vetë Bernard Shalondë ai që ka deklaruar se qëllimi i tij është të vazhdojë bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), pra, të mbetet edhe në vazhdim në postin e trajnerit të përfaqësueses së saj.
Të shtunën e përditshmja helvete “Blick”, shkruante se e ardhmja e Shalondit tek Kosova nuk është e sigurt, pasi ai ka një ka kontratë që përfundon në qershor. Por, më herët, gjatë ditës së shtunë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka nxitur ta hedhë poshtë një gjë të tillë, duke theksuar se bashkëpunimi me trajnerin Shalondë do të vazhdojë. Dhe këtë e ka ka konfirmuar në mbrëmje edhe vetë trajneri me përvojë. “Dua të bëj të qartë se qëllimi im është për ta vazhduar bashkëpunimin me FFK-në”, – ka thënë ai.
“Ashti siç jam i sigurt se ky është edhe qëllimi i drejtuesve të FFK-së, – ka theksuar ka thënë Shalondi, i cituar nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës në Internet. Problemi i vetëm, hëpërhë, është situata me koronavirusin. Sapo të kalojë kjo periudhë jam i sigurt se do ta gjejmë zgjedhjen për zgjatjen e kontratës.” Ai ka sqaruar se është vazhdimisht në kontakt me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin. “Ne i kemi idetë e njëjta për të vijuar me zhvillimin e ekipit përfaqësues”, – ka thënë 68-vjeçari.
“Dhe ky fakt më bën optimist se ne do ta vazhdojmë pa problem bashkëpunimin. Jam i lumtur me ekipin dhe me projektin në të cilin jemi duke punuar, por edhe me pjesën tjetër të organizimit dhe menaxhimit”, – ka përfunduar trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shalondë, duke folur për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës në Internet.