AlbanianSport.com 11/04/2020 19:50
ASNN – Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar së fundmi se e ardhmja e Bernard Shalondit në postin e trajnerit të Kosovës nuk është e sigurt. Por Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë për të përditshmen vendase, “Koha Ditore”, se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Ademi e cilëson “një punë të kryer” zgjatjen e e kontratës me trajnerin me të cilin Kosova ka shënuar ngritjen e madhe.
Shalondi ka një kontratë deri në muajin qershor, ndërsa ka korrur 11 fitore, ka marrë 5 barazime dhe ka pësuar vetëm 4 humbje në 20 ndeshje si trajneri i Kosovës. Në këtë post, ai u emërua më 2 mars të vitit 2018. Zvicerani 68-vjeçar vlerësohet lart për punën që ka bërë si trajner, teksa Kosova është vetëm dy fitore larg Evropianit. Me pak fjalë, me Shalondin trajner, Kosova ka arritur fitore të mëdha.
Ndërkohë që për ecurinë e saj kanë shkruar mediat më të mëdha ndërkombëtare, zvicerani respektohet e çmohet edhe nga tifozët e shumë të Kosovës. “Nëse Bernard Shalondë është shëndoshë e mirë, ai do të vazhdojë me Kosovën, – ka thënë Agim Ademi të shtunën për të përditshmen e njohur të Kosovës. – Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë e besoj shumë që edhe Bernard Shalondi ka të njëjtin mendim.”
Duhet theksuar se edhe trajneri helmet gjithnjë ka shprehur respekt për Kosovën, ndërkohë që nuk ka dhënë shenja që nuk është i interesuar të vazhdojë me përfaqësuesen e saj të futbollit. “Sllogani ynë është: “Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi”. Kjo vlen edhe sa i takon së ardhmes së Shalondit”, – ka përfunduar kreu i FFK-së, Agim Ademi.