Gjergj Vyshka 03.12.2014 07:05
Këmbëngulja e presidentit të Jang Bojs: Jemi skuadra më e diskriminuar, na ndihmoni…! Jong Bojs i Kategorisë së Tretë vazhdon të ankohet për diskriminim, ndërsa duhet të udhëtojë shumë kilometra deri në Kamëz, apo në Pezë, sipas rasteve që ka për shpërndarjen e ndeshjeve.
Dhe duke kërkuar një farë mëshirimi, presidenti i Jang Bojs Korçë, Hektor Kapllani, ka shkruajtur në faqen e facebookut të Kategorisë së Tretë: “Jemi ekipi më i diskriminuar, jemi të vetmit që i bëjmë ndeshjet me qindra kilometra larg. Sikur të kishim dhe sponsor milioner nuk do t’ia dilnim dot.”
Kërkoj mirëkuptimin e organizatorëve dhe të ekipeve të tjera që të paktën të na i ulin sadopak dhimbjen”, – ka shtuar ai. Mirëpo në të tilla kushte janë të gjitha skuadrat, që bëjnë shpenzime financiare për të ardhur në Kamëz e Pezë-Helmës, apo me raste në Elbasan.
Megjithatë Kategoria e Tretë vijon normalisht kampionatin, pavarësisht se ka dhe ndeshje të ndërprera për shkak të shiut si dje në Kamëz.
Kategoria e Tretë
Grupi B
Java e 3-të
(3-7 dhjetor 2014)
Të mërkurën:
Fushë-Mbreti – Sopoti B (ora 11:00)
Të enjten:
Gramshi B – Pajova (ora 11:00)
Shkëndija Durrës – Valbona (ora 13:00)
Jang-Bojs – Rubiku (ora 13:00)
Të premten:
Golemi – Internacional (ora 11:00)
Të dielën:
Adriatiku 2012 – Jehona Kozare (ora 13:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Rubiku 2 2 0 0 7-2 6
- Internacional 2 2 0 0 3-0 6
- Sopoti B 1 1 0 0 3-0 3
- Jehona Kozare 2 1 0 1 2-1 3
- Jang-Bojs 2 1 0 1 2-2 3
- Shkëndija D 2 1 0 1 1-1 3
- Valbona 2 1 0 1 3-4 3
- Golemi 2 1 0 1 1-2 3
- Adriatiku 2012 1 0 0 1 0-1 0
- Fushë-Mbret 2 0 0 2 4-6 0
- Gramshi B 2 0 0 2 0-7 0
- Pajova 0 0 0 0 0-0 0