“Dritë në fund të tunelit” për Serinë A, nis të luhen në fund të majit

Share Button

AlbanianSport.com 11/04/2020 17:35

ASNN – Duket se, përtej zymtësisë dhe karantinës, më në fund po shihet dritë në fund të tunelit edhe në Itali e, natyrisht, edhe në futbollin italian. Në fakt, të enjten në mbrëmje, Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, ka firmosur dekretin e ri për shtyrjen e veprimtarive sportive deri datë 3 maj 2020.

Në dekretin që mban firmën e kryeministrit, lexohet qartë se ndalohet çdo lloj veprimtarie sportive në vende publike apo dhe private, si dhe çdo lloj seance stërvitore. “Deri datë 3 maj, çdo lloj veprimtarie apo gare sportive e të gjitha formave dhe disiplinave është i pezulluar, qoftë në vende publike apo private”, – shkruhet në dekret.

“Seancat stërvitore për atletët profesionistë dhe joprofesionistë në impiantet sportive të çdo lloj forme janë gjithashtu të pezulluara,” – përfundon dekreti i Kontes. Megjithë, ky dekret, që ka të ngjarë të jetë i fundit i këtij lloji, sepse pritet një lehtësim i karantinës, të paktën ka hapur dritën jeshile edhe për kalendar të rikthimit në fushë të Serisë A.

Kështu, futbolli në Itali mund të nisë për 50 ditë. E përditshmja italiane “La Repubblica” shkruan se qeveria ka dhënë miratimin që të luhet futboll në fund të muajit maj, por ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut. Sigurisht që pritet të ketë masa të rrepta, në mënyrë që të mos ketë të infektuar të tjerë.

Plani është që ekipet të zbresin në fushë që më 4 maj, për të nisur stërvitjet e munguara prej mëse një muaji, dhe të bëhen gati për të luajtur në fund të majit. Kështu do të ketë mjaftueshëm kohë që 13 javët e mbetura të Serisë A të mbyllen para 3 gushtit, sipas udhëzimit të dhënë nga UEFA.

Ndeshjet do të zhvillohen në fundjavë, në dy ditë, ndërkohë që sa i takon sezonit tjetër, mendohet të rinisë në javën e parë të muajit shtator. Siç dihet, organizmi që qeveris futbollin kontinental vendosi, për herë të parë në histori, shtyrjen e Evropianit të këtij viti për vitin tjetër, me qëllim përfundimin më parë të kampionateve kombëtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh