(Video) Volejboll / Pëllumbi: Lipset mbështetje financiare pas epidemisë. Rinisja? Të presim

Share Button

AlbanianSport.com 10/04/2020 23:30

ASNN – Gjatë bisedës me moderatorin Enkel Demi, në lidhje direkten, ku ishte pjesë e emisionit “ABC-ja e Mëngjesit” në kanalin informative “ABC News”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), Erlind Pëllumbi foli për fatet e këtij sezoni në volejboll, problemet financiare që ndjehen te klubet. “Kudo nuk ka shumë para në volejboll, sidomos në Shqipëria, – ka thënë ai. – Rritja e cilësisë ka sjellë njerëz në pallate sporti. Financat ndoshta janë edhe më të vogla, por ka një menaxhim më të mirë. Kjo ka sjellë edhe këtë rritje cilësorë. Ka ekipe që kanë marrë të huaj, por vjen e gjitha për të rritur cilësinë.”

“Edhe sporti e ndjen krizën financiare, e normalisht edhe volejbolli, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare. –  Lojtarët dhe stafet e ndjejnë këtë gjë. Nuk është koha të bëjmë qaramanin. Të kalojmë këtë periudhë dhe të shohim si do vazhdojmë, sigurisht së bashku me qeverinë, pasi të vetëm nuk ia dalim dot.” Pëllumbi ka folur edhe për mënyrën se si stërviten ata që merren më këtë sport të bukur. “Në kontaktet që kam pasur me trajnerët, pasi kemi pasur shumë ndeshje ndërkombëtare sivjet, po stërviten në shtëpi dhe normalisht nuk është maksimumi. Kam informacion se të gjithë djemtë dhe vajzat ushtrohen për të dalë nga plogështia.”

“Pas daljes nga karantina, së bashku me qeverinë, do të ishte mirë të dyfishonim grantin, që të marrin pjesë ekipet kombëtare në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare, – ka thënë ai. – Është një stimul për të gjithë sportistët, që do të mund ta kapin kohën e humbur shumë shpejt”. Por kur mund të nisin përgatitjet? “Jemi të varur në njëfarë mënyre nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe do të presim udhëzimin, jemi të gatshëm të fillojmë. Sigurisht u duhet lënë kohë ekipeve të stërviten, që të jenë sa më konkurrentë në garë”, – deklaroi në mbyllje të lidhjes së tij me emisionin në fjalë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh