Basketboll / Liga Ballkanike zyrtarizon 4-shen finale, luhet në shtator 2020

Share Button

AlbanianSport.com 10/04/2020 20:45

ASNN – Drejtuesit e Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj (BIBL) nuk kanë hequr dorë nga përfundimi i edicionit aktual, ndonëse tashmë janë anuluar shumica e kampionateve kombëtare. Liga Ballkanike, që e ka humbur në fakt peshën e saj të mëparshme në edicionet e fundit, ka vendosur që “play-off”-i final, i njohur ndryshe si “4-shja finale,  të organizohet në shtator.

Kjo fazë finale ishte planifikuar fillimisht të mbahej më 31 mars e 1 prill 2020, ndërsa si data të tjera të mundshme ishin edhe 7 e 8 prilli dhe 14 dhe 15 prilli 2020. Tanimë është zyrtarizuar se 4 duelet e fundit do të mbahen në Kosovë, në Pejë, ndërsa përveç skuadrës vendase, marrin pjesë edhe Akademik Bulteksi i Bullgarisë, Ibar (Ibri) i Malit të Zi dhe Vllaznia e Shkodrës.

“4-shja finale do të mbahet në Pejë në shtator 2020 dhe, në një të ardhme të afërt, pasi situata me koronavirusin të jetë më e qartë, do të finalizohen datat”, ka njoftuar Liga Ballkanike të premten në një komunikatë për shtyp. Në këtë edicion të kësaj veprimtarie rajonale kanë konkurruar vetëm 5 skuadra, pasi nuk kishte interesim nga ekipe të tjera. Ndërkohë, javë më parë u tërhoq edhe skuadra tjetër nga Kosova, Rahoveci.

Para fillimit të këtij edicioni, edhe pse pritej të merrte pjesë, kishte hequr dorë edhe SIGAL Prishtina. Në fakt, Liga Ballkanike ishte “dritarja” e parë e skuadrave kosovare të basketbollit në arenën ndërkombëtare. Por gradualisht kjo ligë raionale e humbi peshën e saj. Këtë edicion, Peja ka fituar Kupën e Kosovës, ndërsa ishte pretendente edhe për titullin “kampion”.

Por Superliga e Kosovës është anuluar dhe kampionia nuk është shpallur, ndërsa skuadrat tashme i kanë liruar lojtarët. Ndërkohë, Liga Ballkanike ka qenë një bankëprovë e mirë e klubeve shqiptare dhe Vllaznia është rikthyer këtë sezon të marrë pjesë, disa vite pasi kishte marrë pjesë për herë të parë, ndërsa sezonin e shkuar, Teuta shkoi deri në finale, por u mund nga Blokotehna.

Ndonëse nuk pati një fillim jo dhe aq të mirë dhe ndërroi 3 trajnerë, Vllaznia e mori veten në fillimin e këtij viti, duke ruajtur vendin midis 4 të parave. Por epidemia e koronavirusit bëri që kjo veprimtari ballkanike ta anulojë fazën e saj të 3-të, për të shkuar drejt e në “4-shen finale”, e cila, gjithashtu pas disa shtyrjesh, mendohet tanimë të zhvillohet në shtator të këtij viti.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh