AlbanianSport.com 09/04/2020 21:40
ASNN – Koronavirusi “ul siparin” e kampionatit, shqiptarja, e kënaqur me sezonin e dytë në Serinë A. Sezonin e shkuar, ajo është shpallur nënkampione e Italisë, ka fituar Kupën e Italisë, por sidomos, është shpallur kampione e Evropës për klubet me Novarën. Por kapitenia kuqezi, Erblira Bici ka vijuar të ketë një tjetër sezon të kënaqshëm në nivelin më të lartë të rrjetës italiane të femrave.
Federata Italiane e Volejbollit ka vendosur mbylljen e këtij sezoni të Serisë A, një vendim ky që ka prekur edhe sportisten shqiptare, Erblira Bici, e cila militon në radhët e skuadrës së Busto Arsizios. Përtej dëshirës për më tepër aktivizim, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kapitenia e Kombëtares kuqezi e cilëson të kënaqshëm këtë sezon të dytë në nivelin më të lartë të rrjetës italiane të femrave.
Po çfarë do të ndodhë në vijim me sportisten 1 m e 86 cm të lartë, që ndodhet aktualisht në zonën më të prekur nga koronavirusi në Itali, në atë të Lombardisë? Diagonalistja shqiptare ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Busto Arsizion, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër, ndërsa kronika e mëposhtme na sjell përshtypjet e saj për këtë sezon.