AlbanianSport.com 07/04/2020 19:50
ASNN – Formula 1 ka ndjekur rrugën e marrë nga skuadrat dhe ka vendosur të lërë pushim rreth gjysmën e personalet të saj, pasi kriza e koronavirusit vazhdon të ketë një ndikim të madh edhe në sport. Për më tepër, punonjësit kryesorë të sah do të ketë një ulje pagash prej 20 %, ndërsa kreu ekzekutiv i saj, Çejs Keri, ka të ngjarë të pranojë, në mënyrë vullnetare, një ulje edhe më të madhe.
Formula 1 po përballet me një krizë financiare në vitin 2020 por edhe me mundësinë e humbjes së plotë të të ardhurave, nëse sezoni nuk zhvillohet fare. Kjo krizë shfuqizon tarifat e pritjes së garave të anuluara, dhe, nëse numri i përgjithshëm i garave të sezonit bie nën 15, transmetuesve televizivë do të duhet t’u kthehen paratë në një masë të madhe.
Majde, edhe me të ardhura të kufizuara, Formula 1 duhet t’u paguajë ekipeve paratë që fituan vitin e kaluar, pagesa të cilat janë shtyrë. Në vitin 2019, 10 skuadrat ndanë midis tyre 1,012 milion dollarë. Formula 1 duhet të vazhdojë të paguajë gjithashtu kostot e saj të funksionimit. Në bilancet financiare të vitit të kaluar, Formula 1 deklaroi kostot totale prej 381 milionë $ (pa përfshirë pagesat për ekipet).
Nga të cilat 147 milion dollarë u renditën si “shpenzime të shitjes, shpnezime të përgjithshme dhe ato administrative”. Edhe numri i personelit është rritur në mënyrë dramatike që nga marrja në pronësi nga kompania “Liberty Media” në fillim të vitit 2017, me mbi 400 njerëz të vendosur ose në zyrën qendrore në qendër të Londrës ose në kompleksin “Biggin Hill” në Kent, ku e ka bazën dega e operacioneve televizive.
Formula 1 u bashkohet kështu skuadrat me qendër në Britaninë e Madhe, të tilla si “MekLaren”-i, “Uilliams”-i dhe “Rejsing Point”, duke konfirmuar se një pjese të stafit të saj u është dhënë leje e përkohshme.