AlbanianSport.com 06/04/2020 23:30
Atletja: Vendimi i shtyrjes së Lojërave Olimpike nga IOC-ja, i drejtë. Prej 3 javësh sportistja shqiptare, Luiza Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ndodhen në kampin stërvitor të Itenit në Kenia, atje ku patën shkuar në përgatitje për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Por shtyrja e këtyre Lojërave u ka prishur planet dhe atletja e pranon se do ta përdorë këtë periudhë të mbetur prej 4 javësh për të ruajtur formën, duke shpresuar në kapërcimin e epidemisë dhe qenien në formë për garat ndërkombëtare që mund të zhvillohen gjatë verës.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën dhe intervistën e plotë dhënë nga rekordmbajtësja e shumëfishtë kuqezi për kanalin RTSH Sport të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar.