UEFA: Nuk ka futboll në prill dhe në maj, anulohen disa veprimtari

Share Button

AlbanianSport.com 01/04/2020 23:30

ASNN – Zhvillohet video-konferenca e Sekretarëve të Përgjithshëm të federatave, zbardhen vendimet. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë një seri vendimesh. Kështu, organizmi që qeveris futbollin kontinental ka vendosur që të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra, që duhej të luheshin në qershor të vitit 2020 shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm. Kjo përfshin ndeshjet e “play-off”-eve për Euro 2020-ën dhe ndeshjet eliminatore për Evropianin e 2021-shit për futbollin e femrave.

“Nuk ka futboll në prill dhe maj.” Kështu ka vendosur UEFA, e cila ka sqaruar gjithashtu edhe kur do të rinisin kampionatet. Pas një takimi me zhvilluar nëpërmjet video-konferencës me Sekretarët e Përgjithshëm të të 55 federatave anëtare të UEFA-s, ku është analizuar situata kaotike  e krijuar nga Covid 19, e cila ka prekur edhe futbollin duke e paralizuar thuajse në gjithë botën, dhe  duke ngritur shumë pikëpyetje për sa i përket fateve të sezonit.

Ky takim ka shqyrtuar rekomandimet e bëra nga grupet e punës të krijuara më 17 mars dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka marrë një seri vendimesh. Kështu, organizmi që qeveris futbollin kontinental ka vendosur që të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra, që duhet të luhen në qershor të vitit 2020 shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm. Kjo përfshin ndeshjet e play-off-it për Euro 2020-ën dhe ndeshjet eliminatore për Evropianin e 2021-shit për futbollin e femrave.

Të gjitha ndeshjet e tjera të garave të UEFA-s, përfshirë edhe miqësoret ndërkombëtare, mbeten të shtyhen deri në njoftimin e mëtutjeshëm. Po kështu, 4 veprimtari të ekipeve përfaqësueses të të rinjve, të planifikuar për periudhën maj-korrik 2020, janë anuluar. Ndërkohë, finalja e Ligës së Kampionëve në futsal, të planifikuar për prillin e vitit 2020 shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm.

Sa u përket afateve në lidhje me të gjitha veprimtaritë kontinentale të klubeve për sezonin 2020-2021, UEFA ka vendosur që ato shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm, veçanërisht në lidhje me procesin e pranimit dhe regjistrimin e lojtarëve. UEFA do të përcaktojë afate të reja në kohën e duhur.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh