AlbanianSport.com 01/04/2020 21:40
ASNN – Kryeministri Rama reagon ndaj kërkesës së FSHF-së, kërkon reflektim në përputhje me realitetin. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që edhe klubet e futbollit të reflektojnë në përputhje me realitetin dhe rrethanat. Ai i ka bërë këto deklarata duke iu përgjigjur të mërkurën kërkesës së komunitetit të futbollit për garantimin e anës financiare, përmes një pakete kompensimi.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të mërkurën kërkesës së komunitetit të futbollit për garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi. “Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit, – tha ai. – Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone.
Madje kryeministri bëri thirrje që edhe klubet e futbollit të reflektojnë në përputhje me realitetin dhe rrethanat. “Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte, – tha ai. – Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti.”
Të hënën, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë.