AlbanianSport.com 30/03/2020 19:50
ASNN – Daniel Riçiardo rrëfen se si e përjetoi ai anulimin e garës në shtëpi, në Australi dhe pranon se, nga jashtë, është e lehtë të mendosh që situata nuk ishte administruar siç duhej. Do të duhej të ishin ditë të veçanta, pasi ashtu janë ato çdo herë që fillon një sezon i ri i Formulës 1. Por pasioni dhe spektakli që ekziston gjithmonë në Melbërn, u shndërruan në kaos nga koronavirusi.
Pavarësisht situatës delikate në botë, Formula 1 ishte e vendosur të festonte garën e parë të Botërorit, deri kur doli pozitiv një anëtar i stafit të “McLaren”-it, duke i dhënë një shuplakë realitetit edhe në Çmimin e Madh të Australisë dhe duke e anuluar atë. Tani, dy javë më vonë, piloti australian i skuadrës së “Renault’, beson se Formula 1 po luante me zjarrin ato ditë.
“Unë nuk e kisha menduar shumë për të gjithë situatën e koronavirusit, por thellë kisha disa shqetësime. Ne patjetër po luanim me zjarrin, thotë Riçiardo për gazetën australiane “The Age”, ku ai e pranon se “ishte e lehtë t’u përgjigjeshe pyetjeve të shumta me kë keni biseduar, ku keni qenë… “. Piloti i “Renault” pranon se e parë nga jashtë, mendohet se situata mund të administrohet më mirë.
Dhe se mund të shmangej rrëmuja që në fillim, mbase jo duke i bërë njerëzit të duhet të udhëtojnë në vendin e tyre, por “nga jashtë është e lehtë të thuhet”. “Edhe duke qenë brenda, do të ishte naive të thuhej se ata dinin gjithçka që po ndodhte, sepse shumë pak prej nesh e dinin atë. Ishte për të ardhur keq për të gjithë, por ishte vendimi 100 % i saktë”, – thotë Danieli për këtë.
E megjithatë mendja e tij vazhdon të punojë vetëm për garat. “Unë duhet të jem në një makinë të Formulës 1”, – shprehet Riçiardo.