AlbanianSport.com 27/03/2020 23:30
ASNN – Lojtari francez i NBA-së flet për pasojat e infektimit nga koronavirusit. Qendra e Jutah Xhezit, Rudi Gober, ka konfirmuar se ai po i përjeton pikërisht dy simptomat, humbjen e shqisës së shijimit dhe nuhatjes, teksa po e merr veten nga koronavirusi. Ylli i NBA-së ishte basketbollisti i parë në ligën elitare amerikane që rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, duke bërë që sezoni të pezullohet përkohësisht, pa datë kthimi.
Humbja e shqisës së shijimit dhe nuhatjes po raportohet të jetë si njëra ndër efektet e të qenët i infektuar me koronavirus. Qendra e Jutah Xhezit, Rudi Gober, e ka konfirmuar se ai po i përjeton pikërisht këto dy simptoma, teksa po e merr veten nga ky virus. Ai fillimisht kishte lajmëruar tifozët se po ndihej mirë, pasi edhe disa bashkëlojtarë të tij dolën pozitivë në këtë test, duke thënë se po përmirësohej çdo ditë e më shumë.
Megjithatë, në ditët e fundit, Goberi ka përjetuar edhe disa efekte të tjera të të qenët i infektuar me koronavirus dhe shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” për t’i pyetur tifozët e tij se a janë duke i pasur edhe ata këto simptoma. “Vetëm dua t’ju njoftoj juve djema për të rejat e fundit. Humbja e shqisave të shijimit dhe nuhatjes janë definitivisht ndër simptomat”, – shkroi francezi.
“Unë s’kam qenë në gjendje të nuhas asgjë në katër ditët e fundit. A po e përjeton ndokush të njëjtën gjë?”- vijoi ai. Goberti e kishte konfirmuar se është infektuar me koronavirus para 12 ditëve, më 12 mars, gjë që kishte bërë të shtyhej ndeshja mes Jutah Xhezit dhe Oklalhoma Siti Thandër.