“Dritë në fund të tunelit” për Abdelhak Nurin, tanimë ka lënë pas komën

Share Button

AlbanianSport.com 27/03/2020 22:35

ASNN – Ish-lojtari i Ajaksit ka nisur procesin e gjatë dhe të lodhshëm të rikthimit në normalitet. Familja e ish-yllit i Ajaksit, Abdelhak Nuri e ka konfirmuar se ish-lojtari është duke u trajtuar tani në shtëpi, pasi pësoi dëmtime të përhershme në tru. Një gjë e tillë vjen pas lajmit akoma më të mirë se, pas dy vitesh e gjysmë, ai nuk është më në gjendje kome. Duket se përtej shpresës së humbur, ish-ylli i Ajaxit, Abdelhak Nuri, i cili që pësoi një dëmtim të trurit, po rikthehet dalëngadalë në jetë. Familja e tij e ka konfirmuar se ish-lojtari është duke u trajtuar tani në shtëpi.

Një gjë e tillë vjen pas lajmit akoma më të mirë se, pas dy vitesh e gjysmë, ai nuk është më në gjendje kome. Abdelhak Nuri pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes miqësore të Ajaksit kundër Verder Bremenit në korrik të vitit 2017, çka e la me dëmtim të pariparueshëm të trurit. 22-vjeçari doli nga koma një vit më vonë, por nuk mund të lëvizte apo të komunikonte vetë. Megjithatë, vëllai i tij, Abderrahim Nuri, tani ka zbuluar se ish-ylli i Ajaksit tani arrin të ulet, shikon futboll me pjesën tjetër të familjes dhe përçon emocione, pasi është vendosur në një shtëpi të përshtatur posaçërisht për të.

“Ai është i vetëdijshëm për vendndodhjen e tij, ai është kthyer në një mjedis familjar me familjen e vet, – ka rrëfyer i vëllai. – Ai nuk është më në komë, është thjesht i zgjuar. Ai fle, teshtin, flet, gogësin, por s’mund të ngrihet nga shtati. Ai ende varet shumë nga ne. Në një ditë të mirë, ne kemi një formë komunikimi, për shembull na konfirmon diçka me vetullat apo buzëqeshjen e tij. Por, ne e vërejmë se kjo nuk zgjat shumë. Ne flasim me të sikur të mos jetë i sëmurë. E përfshijmë atë në biseda dhe shikojmë futboll bashkë me të në dhomën e ndenjes.”

“Pastaj ai i shikon ndeshjet dhe ne mund ta vërejmë që i pëlqejnë shumë. Ai shfaq emocione shpeshherë. Nganjëherë është i mërzitur, nganjëherë buzëqesh”. Klubi i Ajaksit ishte detyruar ta pranonte pas ndeshjes se trajtimi mjekësor që e kishte marrë futbollisti në fushën e lojës pas sulmit kishte qenë jo ai i duhuri dhe mjeku ishte pushuar nga puna. Ndonëse duhet theksuar se lojtari deri në atë moment nuk kishte dhënë shenja në lojë dhe në kohën kur u ul në fushë, ngjau me një dëmtim rutinë dhe duket se kjo i ka kapur mjekët të papërgatitur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh