(Video) Atletikë / Luiza Gega, për një fazë të dytë stërvitore në Kenia

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2020 22:35

ASNN – Atletja dhe trajneri i saj, Stërmasi, “odise” të vërtetë në udhëtimin e tyre për shkak të koronavirusit. Shpërthimi  i epidemisë së koronavirusit ka shkaktuar mjaft probleme për sportistët  dhe sportin shqiptar. Për rrjedhojë, ka qenë një odise më vete ajo e udhëtimit të sportistes Luiza Gega dhe trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, drejt Kenias, atje ku do të zhvillojnë një fazë të dytë stërvitore në përgatitje për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Atletja Luiza Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, kanë mbërritur në Kenia, atje ku do të zhvillojnë një fazë të dytë stërvitore në përgatitje për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Në fakt, ata kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë përkundër gjithë gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Në fakt, ka qenë një odise më vete ajo e udhëtimit të sportistes dhe trajnerit të saj drejt vendit afrikan.

Atje ku janë grumbulluar për t’u stërvitur thuajse të gjithë atletët dhe atletet më të mira të botës në garat e thellësisë dhe gjysmëthellësisë. Siç dihet, Afrika është një nga kontinentet më pak të prekura nga epidemia e koronavirusit, me afro 376 raste të prekurish në 25 vende të saj, por vetëm me 7 persona që kanë humbur jetën. Gega dhe Stërmasi kanë udhëtuar drejt Stambollit, atje ku u është dashur të përballen me polemika të shumta me zyrtarët vendas në aeroportin e Stambollit, të cilët më në fund kanë dhënë dritën jeshile.

Ndërkaq, me të mbërritur në Kenia në mëngjesin e së martës, sportistja dhe trajneri janë pajisur me viza për të vijuar më tej udhëtimin e tyre drejt Itenit, në verilindje të vendit, atje ku ndodhet edhe kampi stërvitor i njohur mbarëkombëtarisht. Siç dihet, anulimi i Kampionatit Botëror të Atletikës në Salla të Mbyllura, i cili është shtyrë për vitin që vjen dhe do të zhvillohet në Nanxhing të Kinës, për vitin që vjen, krijoi probleme për atleten shqiptare sa i përket përgatitjeve për Lojërat Olimpike të kësaj vere.

Ato supozohen të mbahen në Tokio, por, që janë gjithashtu në dyshim sa i përket organizimit në kohë, edhe për shkak të përhapjes së epidemisë së koronavirusit në shkallë globale. Gega do të zhvillojë fazë të dytë stërvitore 7-javore në Kenia, pas asaj me një njëjtën gjatësi kohe që zhvilloi midis dhjetorit të vitit të shkuar dhe janarit të këtij viti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh