AlbanianSport.com 17/03/2020 21:40
ASNN – Pronari rus i Çellsit goditet nga ndikimi i epidemisë së koronavirusit në tregjet ndërkombëtare. Pronari miliarder i Çellsit, Roman Abramoviç, ka përjetuar një rënie të vlerës së tij neto prej 2.4 miliardë stërlina (afro 2.64 miliardë Euro) teksa epidemia e koronavirusit po godet tregjet financiare anembanë botës. Koronavirusi ka goditur edhe xhepat e shumë njerëzve, madje këtë e ka ndjerë edhe pronari miliarder i Çellsit, Roman Abramoviç, i cili ka vuajtur pasojat, edhe pse nuk shihet në “Stemford Bridxh” për gati dy vjet.
Abramoviçi ka përjetuar një rënie të vlerës së tij neto prej 2.4 miliardë stërlina (afro 2.64 miliardë Euro) teksa epidemia e koronavirusit po godet tregjet financiare anembanë botës. Po kjo nuk do të thotë se ai po falimenton, teksa pasuria e rusit për momentin kap shifrën e shëndetshme prej 10,95 miliardë stërlina (mbi 12 miliardë Euro). Por, sipas gazetës “Moscow Times”, miliarderët e Rusisë kanë humbur tashmë mbi 50 miliardë stërlina të marrë së bashku gjatë këtyre muajve të parë të 2020-ës.
Nëse Abramoviçi do të dëshironte ta kompensonte këtë humbje të konsiderueshme, ai mund të shsë klubin londinenez, një pasuri për të cilën duhet theksuar nuk kanë munguar ofertat. Ai e bleu klubin anglez në 2003 dhe milionat e tij kanë bërë që “Blutë” të shijojnë periudhën më të suksesshme në historinë e tyre. Por për shkak të tensioneve midis Anglisë dhe Rusisë, Abramoviçiut i është mohuar rinovimi i vizës dhe nuk është parë në “Stemford Bridxh” që nga maji i vitit 2018.
Gjatë dy viteve, ai ka refuzuar katër oferta për ta shitur Çelsin, përfshirë edhe një nga bosi i skuadrës së futbollit amerikan të “LA Dodxhers”, Tod Boehli. Vendimi për të mohuar Abramoviçit vizën ka bërë që rusi të vonojë planet e tij për të rinovuar “Stemford Bridxh”-in, teksa ai ishte kishte planifikuar të investonte 500 milionë stërlina (550 milionë Euro) që do t’i ndryshonin fytyrën stadiumit mitik. Por 53-vjeçari ishte i pranishëm në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Kjo ishte verën e kaluar, atëherë kur Çellsi triumfoi në Ligën e Evropës pas një fitoreje ndaj Arsenalit. Aktualisht, prania e tij nuk do të ndjehet edhe aq në klubin londineze, pasi Premier Liga është shtyrë për shkak të shpërthimit të “Covid-19”, dhe shpreson të kthehet në fillim të prillit. Çellsi i Abramoviçit është duke luftuar që të mbajë vendin e 4-t dhe të sigurojë vendin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Dueli i tyre evropian me Bajernin e Mynihut gjithashtu është shtyrë.
Por blutë përballen me një detyrë të vështirë për përmbysjen e një deficiti prej 3 golash kur të luhet ndeshja e kthimit në “Allianz Arena”.