AlbanianSport.com 17/03/2020 18:55
ASNN – Shinzo Abe pretendon se vendet më të industralizuara janë në krah të vendit organizator. Përhapja e “COVID-19”, që u ka shkaktuar vdekjen afro 7,500 njerëzve dhe ka infektuar mbi 184,000 në të gjithë botën, ka nxitur spekulimet se “Tokio 2020” mund të anulohet ose shtyhet. Por Kryeministri japonez, Shinzō Abe, ka pohuar se anëtarët e G7-ës ranë dakord të mbështesin zhvillimin e një Olimpiadë “të plotë” dhe në kohë në Tokio, në një videokonferencë për të diskutuar mbi pandeminë e koronavirusit.
Kryeministri japonez, Shinzō Abe, ka pohuar se anëtarët e G7-ës ranë dakord të mbështesin zhvillimin e një Olimpiadë “të plotë” dhe në kohë në Tokio, në një videokonferencë për të diskutuar mbi pandeminë e koronavirusit. Por duket se ai e zbuti këmbënguljen e tij se ky festival sportiv botëror do të zhvillhej ashtu siç ishte planifikuar. Sipas raportimeve në Japoni, Abe i bëri bisht gjithashtu pyetjeve nëse ndonjë nga drejtuesit e G7-ës kishte ngritur mundësinë e shtyrjes ose anulimit të këtyre Lojërave.
Përhapja e “COVID-19”, e cila u ka shkaktuar vdekjen afro 7,500 njerëzve dhe ka infektuar mbi 184,000 në të gjithë botën, ka nxitur spekulimet se “Tokio 2020” mund të anulohet ose shtyhet. Një sondazh i kohëve të fundit ka zbuluar se 69.9 përqind e vetë japonezëve nuk presin që Olimpiada të organizohet ashtu siç ishte planifikuar. Zyrtarët japonezë dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk kanë pranuar të heqin dorë nga qëndrimi i tyre se kjo veprimtari do të mbahet ashtu siç ishte caktuar.
Kjo edhe përkundër shqetësimit në rritje për përhapjen e virusit dhe ndikimin e tij në këto Lojëra. Dhjetëra veprimtari sportive, përfshirë edhe turnetë kualifikues për në Olimpiadë dhe Kampionatet Botërore, janë anuluar ose shtyrë si rezultat i virusit, marshimi në Greqi i flakës olimpike është anuluar gjithashtu. Abe tha se ai u kishte thënë udhëheqësve të G7-ës se Japonia është “duke bërë gjithçka në kapacitetin e saj, për t’u përgatitur për këto Lojëra.
Por edhe se dëshiron të organizojë një Olimpiadë të plotë si dëshmi se njerëzimi mund të mposhtë koronavirusin e ri” dhe e përsëriti këtë kur u pyet nga reporterët më pas. Por Kryeministri la të nënkuptohej se mbetej i hapur për afatet kohore të përcaktuara, në kontrast me këmbënguljen e tij të mëparshëm që Olimpiada të hapet ashtu siç ishte planifikuar më 24 korrik. IOC-ja po zhvillon bisedime për krizën me Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare dhe atletët gjatë dy ditëve të ardhshme për të diskutuar pandeminë e koronavirusit.
Përhapja e kësaj epidemie ka shkaktuar kaos në turnetë kualifikues për në “Tokio 2020”, duke bërë që sportistët të kenë frikë se mund të mos jenë në gjendje të sigurojnë një vend në Lojëra. Një vendim për një anulim ose shtyrje të mundshme të Tokios 2020, që është kompetencë e IOC-së, nuk do të merret këtë javë. Në Kontratën e Qytetit Pritëse të nënshkruar nga Tokio 2020 në 2013, IOC ka të drejtë të ndërpresë Lojërat nëse ato nuk do të zhvillohen në vitin 2020.
Por nuk ka asnjë referencë për një shtyrje. IOC gjithashtu mund të anulojë Lojërat “në rast lufte, çrregullimesh civile ose bojkoti, ose nëse organizata beson se siguria e pjesëmarrësve do të kërcënohej” për çfarëdo arsye çfarëdo.”