In Memoriem… Shuhet komentatori i njohur sportiv Aleko Gjergo

Share Button

AlbanianSport.com 16/03/2020 18:30

ASNN – Ish-komentatori i njohur sportiv shuhet në moshën 77-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Gazetari i njohur sportiv, Aleko Gjergo, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, është ndarë sot nga jeta. Gjergo ka qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të emisionit më të ndjekur sportiv të Radio-Tiranës, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Ai do të mbetet në kujtesë jo vetëm si gazetar i njohur sportiv, por edhe autor i disa librave dhe disa përkthimeve.

Ish-komentatori sportiv i Radio-Tiranës, Aleko Gjergjo, është ndarë sot nga jeta në moshën 77-vjeçare. Sipas informacioneve që kanë përcjellë familjarët, gazetari i njohur sportiv vuante nga një sëmundje e rëndë. Aleko Gjergo do të mbetet në kujtesë jo vetëm si gazetar i njohur sportiv, por edhe autor i disa librave dhe disa përkthimeve. Ai u lind më 23 nëntor 1943, ndërsa për një pjesë të madhe të kohës, Gjergo ka qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të emisionit më të ndjekur sportiv të Radio-Tiranës, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.

Transmetimet e tij, sigurisht janë pjesë e fondit të artë të radiokronikës tonë, ndërsa zëri i tij i ngrohtë ofronte gjithmonë mendimin objektiv dhe gjithnjë të paanshëm, por edhe shumë të thjeshtë. Përtej pasionit të tij për sportin, Gjergo ka spikatur edhe për veprimtarinë e pasur në fushën e publicistikës historike dhe në atë të përkthimeve. Ai gjithashtu është autor i botimeve sportive, siç ishte libri i tij, “Evoluimi i radiokronikës së futbollit në vitet ‘90”.

Radio-Televizioni Shqiptar ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të një bashkëpunëtori të vyer dhe i shpreh ngushëllimet familjes së Aleko Gjergos, ngushëllime të cilave u bashkohet edhe AlbanianSport.com.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh