Gjergj Vyshka 02.12.2014 17:05
Ashtu sikurse në grupin B të kampionatit të paratërinjve në basketboll, edhe tek A-ja, Qendra e Minibasketit Tiranë e ka nisur sezonin me rekord. Ka fituar me 43 pikë diferencë ndaj Teutës në Durrës, që do të thotë se do të jetë një rival i fortë për titull “kampion”.
Ndërkohë një ndeshje rivalësh është luajtur në Kamëz, atje ku Superior Basket ka fituar me pikë të ngushta, 56-49. Por duke treguar seriozitet dhe vlerësim të ndeshjes deri në fund të saj. Një tjetër takim interesant ka qenë edhe ai mes Invadersit dhe Real Basket, atje ku lojtarët e Invadersit kanë fituar 62-53.
Në përfundim ajo që mbetet të thuhet, ndonëse është herët, duket se grupi A i paratërinjve do të jetë ai që do të ketë më shumë ndeshje interesante dhe me shumë rivalitet.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinjtë
Grupi A
Java e parë
(30 nëntor 2014)
Teuta – QMB Tirana 37-80
Kamza Basket – Superior Basket 49-56
Real Basket – Invaders 53-62
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- QMB Tirana 1 1 0 80-37 2
- Invaders 1 1 0 62-53 2
- Superior Basket 1 1 0 56-49 2
- Kamza Basket 1 0 1 49-56 1
- Real Basket 1 0 1 53-62 1
- Teuta 1 0 1 37-80 1