(Video) Peshëngritje / Koronavirusi “shtyn” edhe shtangën kontinentale

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2020 22:35

ASNN – Evropiani i Moskës zhvendoset nga java e 3-të e prillit, në javën e dytë të qershorit. Peshëngritja është bërë viktima më e fundit e epidemisë së koronavirusit, teksa është njoftuar se Kampionati Evropian i shtangës për Të Rritur është shtyrë me disa muaj. I planifikuar të mbahej në javën e 3-të të prillit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ky turne kontinental tanimë është zhvendosur në verë dhe do të zhvillohet në javën e dytë të qershorit.

Epidemia e koronavirusit, e cila po merr përmasa gjithnjë e më globale, po shkakton anulimin apo shtyrjen e një numri veprimtarish sportive kombëtare, rajonale, kontinentale apo botërore. Kështu edhe peshëngritja është viktima më e fundit e kësaj epidemia, teksa është njoftuar se Kampionati Evropian i shtangës për të Rritur është shtyrë me disa muaj. I planifikuar të mbahej në javën e 3-të të prillit në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, ky turne kontinental tanimë është zhvendosur në verë dhe do të zhvillohet në javën e dytë të qershorit.

Një gjë e tillë është njoftuar si nga Federata Evropiane, ashtu edhe ajo Ndërkombëtare e Peshëngritjes, nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp. “Federata Evropiane e Peshëngritjes, me mbështetjen e plotë të Bordit të saj Ekzekutiv, ka vendosur, për shkak të përhapjes së koronavirusit në kontinentin tonë, të shtyjë Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rritur, që duhet të mbahej në Moskë, nga data 13, deri më 21 prill 2020”, – thuhej në komunikatën për shtyp.

Ajo sqaron se, bashkë me këtë veprimtari, janë shtyrë mbledhjet e Komiteteve të Federatës Evropiane, por edhe Kongresi Zgjedhor i saj dhe mbledhja e parë e Bordit të ri Ekzekutiv që do të dilte nga këto zgjedhje. Shqipëria planifikonte të merrte pjesë me një delegacion prej 6 deri në 8 sportistësh në këtë Evropian, që tanimë do të zhvillohet në fillim të verës, ndërsa midis kandidaturave për anëtar të Bordit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes, është edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh