(Video) Moto GP / Shtyhet Ostini, ndryshon përsëri kalendari i 2020-ës

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2020 19:50

ASNN – Gara e Teksasit shtyhet për në nëntor, tanimë Argjentina bëhet gara e parë. Epidemia globale e koronavirusit ka prekur edhe Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit dhe nivelit më të lartë të tij, Moto GP-në. Kështu, Çmimi i Madh i Ostinit, i cili ishte planifikuar për më 5 prill, është shtyrë tanimë për 15 nëntor 2020. Kjo datë i përkiste garës finales të Valencias, e cila tani është shtyrë përsëri me një javë dhe do të zhvillohet më 22 nëntor 2020.

Kalendari i Moto GP-së 2020 ka pësuar një rishikim tjetër të shkaktuar nga kërcënimi i koronavirusit, me Ostinin që heq dorë nga statusin i garës së hapjes së sezonit, duke ia kaluar këtë privilegj Argjentinës dhe me garën e fundit që shtyhet me një javë. Një kalendar i ndryshuar fillimisht u paraqit për publikun më 5 mars, me Çmimin e Madh të Amerikës në Ostin të Teksasit që u bë gara e parë e nivelit më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.

Kjo, pasi kufizimet e udhëtimit për shkak të epidemisë së koronavirusit detyruan anulimin e premierës së Moto GP-së në Katar, ndërsa gara e dytë, ajo e Tajlandës u shty përsëri për në tetor. Por, dalëngadalë, mundësia e fillimit të sezonit të Moto GP-së më 5 prill në pistën amerikane, filloi të davaritej edhe më tepër, pas shpalljes së “gjendjes së jashtëzakonshme” në Ostin, për shkak të koronavirusit, dhe futjes në karantinë të Italisë, nga ku vjen edhe një pjesë e konsiderueshme e personelit të këtij kampionati.

Të mërkurën e shkuar, kompania pronare e Moto GP-së, “Dorna”, pati paralajmëruar se gara teksane kishte të ngjarë të shtyhej për më vonë, “për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit” në shkallë globale. Ndërkohë që dy nivelet e tjera, Moto 2-shi dhe Moto 3-shi nisën në Katar fundjavën e shkuar, niveli më i lart, Moto GP-ja tani duhet të presë deri më 19 prill 2020 në pistën e “Termas de Rio Hondo” të Argjentinës për garën e saj të tij.

Çmimi i Madh i Ostinit është planifikuar tani për 15 nëntor 2020, datë që më parë i përkiste garës finales të Valencias, e cila tani është shtyrë përsëri me një javë e do të zhvillohet më 22 nëntor 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh