AlbanianSport.com 09/03/2020 18:55
ASNN – Zyrtarizohet vendimi pas zbulimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.
Pas konstatimit të rasteve të para me të dy të prekur, Shqipëria u është bashkuar vendeve që kanë marrë masa drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Një prej këtyre masave është edhe pezullimi i të gjitha aktiviteteve sportive deri në datën 3 prill 2020.
Vendimi është marrë nga Task Forca e ngritur për këtë qëllim, ndërsa është bërë e ditur nga Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme e qeverisë.
Ky është rasti i dytë, brenda pak kohësh, që në Shqipëri pezullohen veprimtaritë sportive. Vitin e kaluar ato u pezulluan pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.