AlbanianSport.com 09/03/2020 18:00
ASNN – Rafael Nadal nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e autoriteteve, për pezullimin e turneut “Indian Uells”, për shkak të problemit global të koronavirusit. Ai u ka kërkuar organizatorëve që të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt. Tenisti spanjoll ishte një nga lojtarët e parë që reagoi ndaj lajmeve për pezullimin e Turneut të Hapur Madhor “Indian Wells Master 1000”.
Ndërsa duhej të fillonte të enjten në Kaliforni, tenisti ishte tashmë atje për t’u përgatitur për turneun. Ai u ankua për pezullimin dhe përsëri kërkoi një zgjidhje për këtë problem. “Ju me siguri i keni dëgjuar lajmet, – ka thënë ai. – Turneu “Indian Uells” është anuluar. Ne jemi akoma këtu duke pritur se çfarë do të bëjmë. Jam shumë i trishtuar për gjithçka që po ndodh në botë me këtë situatë.”
“Shpresoj që autoritetet do të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt, – tha Nadali. Turneu “Indian Uells” ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të parashikuara në kalendar nga Nadali. Ai kërkonte fitoren këtu, teksa një vit më parë u detyrua të largohej, i mundur në gjysmëfinalen përballë Rozher Federerit, edhe për shkak të disa shqetësimeve që pati në gjurin e tij të djathtë.
Me pezullimin e turneut “Indian Uells”, Rafael Nadali duhet të presë për të nisur rrugëtimin, drejt rikthimit numri 1 në botë. Ai ka që në vitin 2013 që nuk e fiton këtë turne.