Gjimnastikë / Çusovitina, 44-vjeçarja drejt Olimpiadës së saj të 8-të…!?

Share Button

AlbanianSport.com 14/02/2020 22:00

ASNN – Edhe pse 44 vjeç ajo është duke u përgatitur për të marrë pjesë në Olimpiadën e saj të 8-të, atë në Tokio. Gjimnastja nga Uzbekistani,  Oksana Çusovitina kërkon të vendosë rekord në një sport ku mbizotërojnë shumë prapaskena. “Unë e dua gjimnastikën. I them vetes: pse të mos stërvitem dhe të konkurroj kur akoma mundem?” – tha Çusovitina gjatë një interviste në kryeqytetin e vendit, Tashkent. “Nëse do të ndaloja, do të pendohesha keq më pas”, – ka thënë ajo në vijim.

Por ndërsa dëshira për të garuar vazhdon të jetë e gjallë, Çusovitina i ka dhënë fjalën familjes së saj, të cilën e quan “motivimin më të fortë”, që Lojërat e Tokios këtë vit do të jenë pjesëmarrja e saj e fundit. Çusovitina filloi karrierën e saj duke garuar për Bashkimin Sovjetik, në olimpiadën e saj të parë në Barcelonë në vitin 1992,  në një ekip që përfaqësonte shtetet ish-sovjetike. Ajo fitoi medaljen e artë ekipore, por iu desh të priste plot 16 vite të tjerë, pra 4 olimpiada për të fituar një medalje olimpike individuale.

Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Pekin 2008. Por si përfaqësuese e Gjermanisë, pasi Chusovitina ishte vendosur atje që nga 2002. Tokio do të jetë Olimpiada e saj e 5-të që përfaqëson Uzbekistanin, një komb prej 33 milionë banorësh, ku ajo është aq e nderuar saqë foto e saj është vendosur edhe në pullat postare. Paraqitja e saj në Lojërat Rio 2016 e bëri atë gjimnasten e vetme që ka garuar në 7 Olimpiada radhazi. Për momentin, Çusovitina është përqendruar në Tokio.

Por ajo ka shumë plane para se të dalë në pension. Njëra është krijimi i një akademie gjimnastike në Tashkent për të brezat e ardhshme të gjimnastëve në Uzbekistan. Një tjetër është organizimi i një “shfaqje teatrale me gjimnastikë”. që ajo shpreson se do të jetë edhe një lamtumirë e përshtatshme për karrierën e saj të pashoqe në sportin profesional.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh