Karate / Mbarëkombëtari i Kosovës, Shqipëria merr 4 medalje ari

Share Button

KarateShqipeZogiani

Gjergj Vyshka 02.12.2014 10:40

42 ekipe janë mbledhur të shtunën në Pallatin e Sportit dhe Rinisë në Prishtinë. Rajl Muçollari, Bekim Basha, Ledio Tresa dhe Enea Senja më të mirët në konkurrim. Në Prishtinë të shtunën është zhvilluar Kampionati i 15-të Mbarëkombëtar i Karatesë, i cili ka mbledhur 42 ekipe nga mbarë trevat shqipfolëse në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mali i Zi. Shqipëria është përfaqësuar me kombëtaren e saj, por dhe me skuadrat e shkollës jo publike Kristaq Rama, Imperial Karate Elbasan dhe Kamzën.

Në përgjithësi garat janë dominuar nga skuadrat e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kurse për tanët janë gjithsej 4 medalje ari, që kanë ardhur nga Rajl Muçollari, Bekim Basha, Ledio Tresa dhe Enea Senja. Por gjithashtu numërohen dhe 8 medalje bronzi dhe një e argjendtë. Kampionati ka përfshirë të gjitha grupmoshat, që nga të rriturit e deri tek fëmijët e moshës 7 vjeçe. Në një kohë që është zhvilluar në të dy stilet, “kata” dhe “kumite”.

Federatën Shqiptare të Karatesë e kanë përfaqësuar presidenti i saj Petrit Baba, drejtori teknik Ramiz Ismalgecaj, si dhe trajneri i ekipit kombëtar, Parid Dule. Pa harruar këtu dhe trajnerët e ekipeve të tjera. Sipas kalendarit të vendosur dhe më parë një tjetër aktivitet i tillë pritet të zhvillohet shumë shpejt dhe në Gjilan të Kosovës. Përgjithësisht një përfaqësim i mirë i karatesë shqiptare, ndonëse duhet të kishte bërë dhe më shumë për të treguar rritjen e nivelit cilësor të këtij sporti në vend, që gjithnjë dhuron medalje ndërkombëtare në çdo aktivitet.

 

Rezultatet teknike të

Kampionatit 15-të Mbarëkombëtar

 

Të rinj – Kata

Argjend Berjani (KK Prishtina)

 

Të rinj – Kumite

Pesha +67 kg           Tahir Ajvazi (As Gjilan)

Pesha -61 kg                        Ron Berisha (Ardhmëria)

Pesha -68 kg                        Rajl Muçollari (Shqipëria)

Pesha -76 kg                        Arber Krasniqi (Iliria)

 

Të reja – Kata

Gresa Zhita (Besa-Lluzani)

 

Të reja – Kumite

Pesha +57 kg           Elona Kolgeci (Dant Drini Prizren)

Pesha –57 kg           Gresa Zhita (Besa-Lluzani)

 

Paratërinj – Kata

Dren Hajdari (Dardania Gjilan)

 

Paratëreja – Kata

Fatjona Ahmeti (Fushë-Kosovë)

 

Paratërinj – Kumite

Pesha +70 kg           Lorik Arifi (Drita Gjilan)

Pesha -52 kg                        Dren Hajdari (Dardania Gjilan)

Pesha -57 kg                        Blerand Limoni (Dardania Gjilan)

Pesha -63 kg                        Bekim Basha (Kristaq Rama)

Pesha – 70 kg          Benjamin Shabani (Dritan Gjilan)

 

Paratërinj – Kumite

Pesha -47 kg                        Verona Ajdini (Forca Shkup)

Pesha -54 kg                        Albulena Gërvalla (Besa Lluzhani)

 

Kadetët e rinj – Kata

Abdurrahim Idrizi (Forca Shkup)

 

Kadetët e rinj – Kumite

Pesha +56 kg           Tefik Pajaziti (Dardania Gjilan)

Pesha -38 kg            Enea Senja (Imperial Karate Elbasan)

Pesha -44 kg            Mirlind Rexhepi (Fan Prishtinë)

Pesha – 50 kg          Albion Sopi (Fan Prishtinë)

Pesha – 56 kg          Betim Maliqi (Drita Gjilan)

 

Paratëreja – Kata

Vlera Qerimi (Drita Gjilan)

 

Paratëreja – Kumite

Pesha +52 kg           Medina Selmani (Dardania Gjilan)

Pesha -43 kg            Vesa Ibrahimi (Drita Gjilan)

 

Nxënëset – Kata

Jusra Ademi (Forca Shkup)

 

Nxënëset – Kumite

Pesha +38 kg           Ariana Gashi (Vajzat e Dardanisë)

Pesha – 34 kg          Suelja Isaki (Forca Shkup)

Pesha – 38 kg          Jusra Ademi (Forca Shkup)

 

Nxënëset e reja – Kata

Dhurata Mehmeti (Forca Shkup)

Arta Bushi (Forca Shkup)

 

Nxënëset e reja – Kumite

Dhurata Mehmeti (Forca Shkup)

Arta Bushi (Forca Shkup)

 

Nxënësit – Kata

Omer Sahiti (Elita Gjilan)

Pasho Mustafai (Drini Shkup)

Suhejb Veseli (Forca Shkup)

Dior Shilova (Dardania Gjilan)

 

Nxënësit – Kumite

Pesha +42 kg           Luan Beqiri (Ardhmëria)

Pesha -30 kg                        Arlind Selmanaj (Besa-Obliq)

Pesha – 34 kg          Zyber Bajrami (Forca Shkup)

Pesha – 38 kg          And Hajzeri (Kosovari Prishtinë)

Pesha – 42 kg          Omer Sahiti (Elita Gjilan)

Bekir Mehmeti (Forca Shkup)

Erit Bajrami (Drita Gjilan)

Ledio Tresa (Kristaq Rama)

 

Të rritur – Kata

Arsim Qiriqi (Prishtina)

 

Të rritura – Kata

Luljeta Shala (Unsu Prishtinë)

 

Të rritura – Kumite

Pesha +68 kg           Gresa Hyseni (Fan Prishtinë)

Pesha -55 kg                        Fatjona Aliu (Fati Tetovë)

Pesha – 61 kg          Fortesa Orana (Elita Gjilan)

 

Të rritur – Kumite

Pesha + 84 kg          Menderez Limani (Sharri Ferizaj)

Pesha – 60 kg          Orges Arifi (Ippon Prishtinë)

Pesha -67 kg                        Valdrin Rashiti (Dardania Gjilan)

Pesha – 75 kg          Elhami Shabani (Drita Gjilan)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh