AlbanianSport.com 12/02/2020 22:55
ASNN – Bardheblutë mundin 4-0 Kastriotin dhe janë në çerekfinale të Kupës, vazhdë mbresëlënëse për trajnerin. Pasi e kishte fituar takimin e para dy javëve në Krujë me shifrat 3-1, Tirana e ka fituar edhe më bindshëm, 4-0, në takimin e kthimit, të luajtur të mërkurën në kryeqytet. Bardheblutë kanë siguruar vendin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi nuk kanë falur as në ndeshjen e kthimit përballë Kastriotit, duke fituar edhe në shtëpi.
Tirana ka siguruar vendin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë pasi nuk ka gabuar as në ndeshjen e kthimit përballë Kastriotit, duke fituar edhe në shtëpi. Pasi e kishin fituar takimin e para dy javëve në Krujë me shifrat 3-1, bardheblutë kanë fituar edhe më bindshëm, 4-0, në takimin e kthimit, të luajtur të mërkurën në kryeqytet. Halili ka hapur rrjedhën e golave për Tiranën në minutën e 13-të. 6 minuta më pas, Beshiraj dyfishon epërsinë e vendasve.
Me këtë epërsi të dyfishtë të bardhebluve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të sjellin edhe dy gola të tjerë dhe Morina kurorëzon rikthimin tek Tirana me një gol të 62-tën minutë. 12 minuta para fundit, është Kraja që vulos fitoren e bardhebluve në shifrat 4-0. Tirana siguron kështu vendin midis 8 më të mirave të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend Kupës së Shqipërisë, ndërsa kjo ishte fitorja e 9-të radhazi e bardhebluve në ndeshje zyrtare nën drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo.