(Video) Basketboll / Vanesa: Refuzoj ta pranoj largimin e Kobit & Xhanës

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2020 19:15

ASNN – Bashkëshortja e legjendës së koshit flet për herë të parë që pas tragjedisë së janarit. “Mendja ime refuzon ta pranojë që si Kobi, ashtu edhe Xhixhi nuk janë më.” Kështu shkruan bashkëshortja e Kobi Brajëntit, Vanesa,  në lidhje me vdekjen e bashkëshortit dhe të vajzës së tyre. Legjenda 41-vjeçare e Los Anxheles Lejkërs dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin midis 9 viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit që po i transportonte ata në janar në Kaliforni.

Bashkëshortja e Kobi Brajëntit, Vanesa, thotë se “mendja e saj refuzon ta pranojë” vdekjen e bashkëshortit dhe të vajzës së tyre, Xhanës. Legjenda 41-vjeçare e Los Anxheles Lejkërs, vajza e tij 13-vjeçare ishin midis 9 viktimave që humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit që po i transportonte ata në janar në Kaliforni. Brajënti, 5 herë kampion i NBA-së, luajti vetëm për Lejkërsat gjatë gjithë karrierës së tij dhe konsiderohet një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së basketbollit.

“Kam hezituar të shpreh me fjalë ndjenjat e mia”, – ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” Vanesa Brajënti, e cila ka edhe 3 vajza të tjera me ish-lojtarin amerikan. “Mendja ime refuzon ta pranojë që si Kobi, ashtu edhe Xhixhi nuk janë më, – vijon ajo. – Unë nuk mund t’i pranoj dot të dyja në të njëjtën kohë. Mbase po filloj ta pranoj që Kobi nuk është më, por trupi im nuk e pranon që Xhixhi im nuk do të kthehet më kurrë. Kjo është e padrejtë.”

“Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem edhe një ditë tjetër, kur vajza ime e vogël nuk e ka këtë mundësi?! – shkuan më tej Vanesa Brajënt. – Jam kaq e xhindosur! Ajo kishte kaq shumë jetë për të jetuar. Por pastaj më kujtohet që duhet të bëhem e fortë dhe të jem aty për 3 vajzat e mia. Jam e xhindosur që Kobi dhe Xhixhi nuk janë këtu, por jam mirënjohëse që jam këtu me Natalian, Biankën dhe Kaprin. E di që kjo që po ndjej është normaIe dhe është pjesë e procesit të vajtimit.”

“Unë thjesht desha ta ndaj, në rast se ndokush tjetër ka përjetuar një humbje si kjo. Zot, sa do të dëshiroja që ata të ktheheshin dhe ky makth të merrte fund! Lutem për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme. Ju lutem, vazhdoni të luteni për të gjithë!”, – përfundon e veja e Kobi Brajëntit, Vanesa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh