(Video) KOKSH/ Ruhet “status quo”-ja, gjithçka vendoset pas Olimpiadës

Share Button

AlbanianSport.com 09/02/2020 22:55

ASNN – Asambleja maratonë prej 5 orësh i ka të gjitha, por në fund fiton propozimi i ndërkombëtarëve. Është zhvilluar të dielën në Tiranë Asambleja e 22-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në përfundim të saj është vendosur që të bëhet një ndryshim, që Statuti të ndryshojë pas Lojërave Olimpike. Sa u takon zgjedhjeve, ato pritet të organizohen deri në fund të këtij viti, sigurisht pas zhvillimit të Lojërave Olimpike. Shumë zhurmë për asgjë… ose të paktën për momentin.

Ky ishte me pak fjalë thelbi i Asamblesë së 22-të të Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ishte njoftuar fillimisht se kjo Asamble, që u mbajt në Tiranë dhe punimet e së cilës u përcollën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport dhe atë RTSH 24, do të ishte e shkurtër, pasi të shtunën në mbrëmje vonë, ishte gjetur një mirëkuptim midis palëve kundërshtare në gjirin e organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare.

Por nuk ka ndodhur kështu në Asamble, e cila ka vijuar me një maratonë thuajse 5-orëshe dhe ku nuk kanë munguar tonet e ngritura, replikat e përsëritura apo akuzat e ndërsjella. Kjo ka vazhduar për mëse dy orë, deri kur është bërë një pushim që ndonëse u tha se ishte i shkurtër, ka vijuar për afro gjysmë ore dhe, që, mesa duket ka kthyer edhe rrjedhën e ngjarjeve, teksa takimi informal midis dy përfaqësuesve të Komitetit Olimpik Evropian dhe atij Ndërkombëtar, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, atij të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes apo presidentit të KOKSH-it, Viron Bezhani, të gjendet një rrugë e ndërmjetme.

Duket se edhe përfaqësuesi i IOC-së, Zherom Poivje e ka humbur durimin duke bërë thirrje për mirëkuptim dhe tolerancë, në atë që ishte një nga pikat kulmore të Asamblesë. Por propozimi i tij prapë është shoqëruar me debate të tjera, derisa ka ardhur edhe një deklaratë e papritur e Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH-it, Stavri Bello. Kjo deklaratë duket se i ka shkundur palët dhe më në fund ka ardhur edhe miratimi i rezolutës që do të zgjidhë ngërçin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh