AlbanianSport.com 06/02/2020 22:25
ASNN – Ish-futbollisti u sugjeron bavarezët kosovarin si alternativë më të dobishme. Ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje të fazës së parë të Bundesligës, teksa ka munguar vetëm në një ndeshje, ndërsa ka realizuar edhe 3 gola në po aq ndeshje në Kupën e Gjermanisë, pa harruar edhe dy me fanellën e përfaqësueses së Kosovës, ku është titullar i padiskutueshëm.
Për më tepër, është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm tek Verder Bremeni, ndonëse është vetëm 23 vjeç. Dhe nuk është çudi teksa të enjten ka qenë një ish-mbrojtës i njohur gjerman i cili ka “injoruar” Sanenë, duke i sugjeron Bajernit të Mynihut të blejë Milot Rashicën. Ylli i përfaqësueses së Kosovës, është duke kaluar një moment fantastik në aspektin personal me fanellën e Verder Bremenit.
Dhe, së fundmi emri i shqiptarit është duke u lakuar edhe tek gjigandja bavareze. Dhe ka qenë pikërisht ish-futbollisti i Bajernit të Mynihut, Dietmar Haman, ai që i ka sugjeruar hapur skuadrës së drejtuar aktualisht nga trajneri Flik, të synojë Milot Rashicën. “Nëse drejtuesit duan të marrin lojtarë, të shohin te Verder Bremeni”, – ka thënë ai, i cituar të enjten nga mediat gjermane.
“Aty luan Milot Rashica, i cili mund të jetë një opsion më i lirë se Sane apo Kai Havertz, – ka vijuar 46-vjeçari që ka veshur edhe fanellën e Liverpulit. – Meqë dyshja Koman-Gnabri dëmtohen shpesh, Rashica ka vend në Mynih. Personalisht, kam dyshime te Sane. Nëse një trajner si Pep Guardiola nuk do ta mbajë, atëherë kambanat e alarmit kanë rënë.”
“Djaloshi padiskutim që ka talent të madh, por ka shfaqur shpesh probleme me sjelljen”, – ka përfunduar Ditmar Hamani.
https://youtu.be/ll5aU4Z5cTs