AlbanianSport.com 03/02/2020 19:05
ASNN – Trajneri brazilian pati premtuar besnikëri, por ndërmerr papritur një udhëtim drejt familjes. Përtej fjalëve për besnikëri, e hëna paradreke ka dhuruar një të papritur për klubin vlonjat, pasi trajneri Marselo Troizi ka postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga Aeroporti i Rinasit. Në një postim ai shkruan se po shkon të shikojë familjen e tij në Brazil, ndërsa nuk mungojnë edhe fotot në avion apo video gjatë fluturimit.
Kjo padyshim ka ngritur pikëpyetje të mëdha sa i përket stolit të Flamurtarit, teksa në klub nuk ka asnjë shpjegim zyrtar sa i përket udhëtimit të trajnerit. “Unë kam nënshkruar një kontratë vetëm për këtë sezon dhe dua t’i shkoj deri në fund. Kam biseduar me administratorin që do sillte disa lojtarë. Erdha sepse kam marrë garanci nga ai, pasi ka një projekt. E kam ditur që situata është shumë e vështirë, por unë kam ardhur të punojmë fort dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një.”
Kështu do të deklaronte 43-vjeçari para 9 ditësh, pas asaj humbjeje minimale në Korçë përballë Skënderbeut. Madje, Marcelo Troisi do të ishte shumë i prerë në përgjigjen e tij ndaj pyetjes nëse do të vazhdonte të ishte trajner i Flamurtarit edhe të dielën, pas humbjes 1-4 në shtëpi përballë Kukësit. Por, përtej fjalëve, e hëna paradreke ka dhuruar një të papritur për klubin vlonjat, pasi trajneri ka postuar në rrjetet sociale foto dhe video nga Aeroporti i Rinasit.
Në një postim ai shkruan se po shkon të shikojë familjen e tij në Brazil, ndërsa nuk mungojnë edhe fotot në avion apo video gjatë fluturimit. Kjo padyshim ka ngritur pikëpyetje të mëdha sa i përket stolit të Flamurtarit, teksa në klub nuk ka asnjë shpjegim zyrtar sa i përket udhëtimit të trajnerit. Natyrisht, mund të jetë edhe një udhëtim i parashikuar edhe më parë, por mungesa e shpjegimit nga ana e klubit, por edhe “braktisja” e skuadrës në një periudhë kaq të vështirë, ngre padyshim shumë pikëpyetje.
Që, mbi të gjitha, flasin shumë për faktin se vlonjatet duket se janë dorëzuar tashmë në betejën për mbijetesë në Kategorinë Superiore