AlbanianSport.com 03/02/2020 18:25
ASNN – “Kansas City Chiefs” triumfojnë pas 50 vitesh, Shakira dhe J-Lo, drithëruese në pushim. Ka rezultuar një spektakël i vërtetë finalja e “Super Bowl”-it amerikan, pas “Kansas City Chiefs” kanë dhuruar një përmbysje të jashtëzakonshme, duke mposhtur San Francisco 49ers”. Ka qenë Patrik Mahomes ai që bëri një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e 4-t, duke e udhëhequr kështu “Kansas City Chiefs”, drejt të parit triumf në “Super Bowl” në 50 vitet e fundit.
Skuadra e tij kapërceu një deficit prej 10 pikësh, duke e shtangur “San Francisco 49ers” me shifrat 31-20, në finalen e zhvilluar të dielën në Majemi. “Quarterback”-u 24-vjeçar, Mahomes, po përjetonte një mbrëmje të vështirë, i gjendur vazhdimisht nën trysninë e skuadrës kundërshtare dhe po dukej se po i ikte nga duart trofeu i madh. Por, me ekipin e tij në disavantazh 10-20 në fillimin e pjesës së 4-t, lojtari më i vlefshëm (MVP) i sezonit të shkuar të NFL-së, bëri dy pasime të shkëlqyera në 2-3-tat fundore të fushës.
Dhe “Chiefs” arritën të shënon plot 21 pa përgjigje brenda 4 minutash e 57 sekondash, duke bërë të vetin trofeun “Vins Lombardi”. “Touchdown”-i i dytë i Damien Uilliamsit në pjesën e fundit, vulosi rezultatin përfundimtar dhe kurorëzoi përmbysjen e jashtëzakonshme të “Kansas City Chiefs”, duke i dhënë shkas festimeve të shfrenuara në përfundim të ndeshjes. Ndërkaq, “Super Bowl”-i i këtij viti nuk zhgënjeu as sa i përket spektaklit mitit të pushimit të ndeshjes.
Pasi paraqitjes zhgënjyese të “Maroon 5” sezonin e shkuar, këtë vit organizatorët vendosën t’i besonin Shakiras dhe Xhenifer Lopez, duke zgjedhur një dyshe të gjithën femërore dhe latine. Dy këngëtarët kishin premtuar më tepër këngë se kurrë më parë gjatë ndërprerjes 12 minutëshe në pushim të ndeshjes, dhe e mbajtën fjalën, duke ndërthurur midis tyre plot 20 këngë hite të tyre, ndërsa shfaqja përkujtoi edhe legjendën e basketbollit, Kobi Brajënt.