AlbanianSport.com 02/02/2020 21:15
ASNN – Klubi i Basketbollit “Peja” ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin, Jeromin Sarin. “KB Peja njofton se pas humbjes së fundit ka diskutuar për situatën aktuale dhe rezultatet e fundit dhe ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jeromin Sarin”, – thuhet në njoftimin e klubit verdhezi, që, në vijim, thotë se synojnë trofe.
“Pas investimeve tona të fundit ekipi ka pretendime për trofe dhe loja në ndeshjet e fundit nuk na ofron atë çfarë klubi po synon. Klubi shumë shpejt do t’ju njoftojë për trajnerin e ri të cilin do të rekrutojë për të vazhduar rrugën deri në fund të sezonit. Deri atëherë ekipi do të jetë nën urdhrat e Petrit Zeqirit”, – përfundon njoftimi i Pejës.
Rahoveci kryeson me 38 pikë e 22 ndeshje. Prishtina është e dyta me 35 pikë e 20 ndeshje. Ylli është në kuotën e 34 pikëve pas 20 ndeshjeve dhe mban vendin e 3-të në renditje. 35 pikë ka edhe Prizreni me 22 takime të zhvilluara. Bashkimi ka 34 pas 21 ndeshjeve, ndërsa Peja 33 me po ashtu 21 ndeshje.
Tri vendet e fundit mbahen nga Trepça e Feronikeli me nga 26 pikë dhe Lipjani, që mbyll fundin, me 22 pikë.