AlbanianSport.com 02/02/2020 19:55
ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në grupin A. Me dy takimet e fundit të vlefshme për dy grupet e saj, ka ulur siparin të dielën java e 14-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në takimin e vlefshëm për grupin A, apo grupin e Veriut, Dinamo ka shtangur Erzenin dhe ka fituar me një gol të vetëm në Shijak, duke gjetur fitoren e parë në fushë të huaj që nga maji i vitit të shkuar.
Në fakt, takimi i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, e ka mbyllur me rrjeta të paprekura pjesën e parë, edhe pse Erzeni ka patur mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi 4 minuta para fundit, por 11-metërshi i ekzekutuar nga Rezi, grushtohet nga portieri Kuka. Gjithçka ka shpërthyer në 21 minutat e fundit të pjesës së dytë. Kla qenë Dinamo që ka gjetur e para rrugën e rrjetës me anë të Kolgegës.
Pavarsisht se Erzeni do të përpiqet të gjejë golin e barazimit, Dinamo do të arrijë ta ruajë epërsinë dhe të gjejë fitoren e dytë të këtij sezoni. Në takimin tjetër, të vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut, Apolonia ka shpartalluar Shënkollin me shifrat 5-1.