(Video) Tenis / Novak Gjokoviçi fiton “Australian Open 2020”, mposht austriakun Tim

Share Button

AlbanianSport.com 02/02/2020 19:15

ASNN – Triumfon 3-2 në finalen maratonë ndaj dominik timit, arkivon për herë të 8-të këtë trofe. Turneu i Hapur i Australisë, “Australian Open 2020” ka ulur siparin të dielën me finalen e meshkujve. Novak Gjokoviç ka triumfuar në një maratonë 4-orëshe ndaj Dominik Timit, duke fituar finalen me shifrat 3-2 dhe bashkë me të edhe trofeun e këtij turneu madhor, që për të është i 8-ti. Kështu, Novak Gjokoviçi e fitoi për herë të 8 trofeun e Turneut të Hapur të Australisë, “Australian Open 2020”, një rekord më vete ky, duke triumfuar në finalen e së dielës dhe duke siguruar edhe rikthimin në krye të renditjes botërore të ATP-së.

Tenisti serb kapërceu disavantazhin e një seti, duke fituar në 5 sete ndaj austriakut Dominik Tiem (6-4, 4-6, 2-6, 6-3 dhe 6-4) gjatë finales që zgjati më tepër se 4 orë dhe duke siguruar kështu trofeun e tij të 17-të në turnetë madhorë, që njihen ndryshe si “Grend Slem”-e. Vetëm Rozher Federeri me 20 dhe Rafael Nadali me 19 kanë fituar më tepër trofe të tilla në historinë e këtij sporti. Duke folur pas finales, Gjokoviçi e përgëzoi kundërshtarin e tij për finalen, por edhe turneun e jashtëzakonshëm që bërë dhe shprehu besimin se trofetë madhorë nuk do të vonojnë për të riun austriak.

Tenisti serb e zgjati në 13 fitore pa humbje vazhdën e tij të përsosur në muajin e parë të këtij viti, ku përfshihet edhe ndihma që ai i dha përfaqësueses serbe të triumfojë në turneun e ri, Kupën ATP. Në fakt, Timi e pati mundur Gjokoviçin në 4 prej 5 ndeshjeve të deritanishme , e humbni setin e parë, 4-6, por vijoi të barazonte gjithçka duke fituar të dytin 6-4 dhe duke kaluar në epërsi falë fitimit të setit të 3-të, 6-2. Por serbi u kundërpërgjigj duke fituar setin e 4-t, 6-3, dhe atë të 5-të, 6-4, dhe gjithë ndeshjen me shifrat 3-2.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh