AlbanianSport.com 30/01/2020 23:00
ASNN – Mbyllen gjysmëfinalet, dy rivalet sërish për trofeun, si sezonin e shkuar. Është përcaktuar të enjten pasdite dyshja e finalistëve që do të diskutojnë trofeun e dytë të rrjetës shqiptare të meshkujve. Dhe ky duel do të jetë as më pak e as më shumë, por pikërisht ai i vitit të shkuar, ku Erzeni triumfoi ndaj Partizanit. Kjo finale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj do të luhet më 1 mars 2020, atëherë kur do të luhet edhe finalja e femrave.
Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka luajtur të enjten takimin e kthimit të çiftit të dytë, Skënderbeu-Partizani, duke përmbyllur kështu edhe këtë fazë dhe duke përcaktuar edhe dyshen e finalistëve që do të diskutojnë trofeun e dytë të rrjetës shqiptare. Dhe ky duel do të jetë as më pak e as më shumë, por pikërisht ai i vitit të shkuar, ku Erzeni triumfoi ndaj Partizanit. Të dyja skuadrat nuk kanë gabuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre këtë sezon, duke siguruar vendin në duelin për trofeun e madh.
Në dy duelet gjysmëfinale, finalistja e mundur dhe kampionia në fuqi, Partizani, ka triumfuar bindshëm ndaj Skënderbeut. Skuadra e drejtuar nga trajneri veteran, Ylli Tomori, ka fituar në 3 sete në takimin e parë në kryeqytet më 25 janar, duke vijuar të bëjë bis edhe të enjten në Korçë dhe duke e mbyllur gjithë këtë duel në 6 sete. Ndërkaq, fituesja në fuqi e Kupës, Erzeni, ka fituar 3-1 në duelin e parë në shtëpi ndaj Vllaznisë, duke vijuar të paraqitet edhe më mirë të mërkurën pasdite në Shkodër.
Aty ku ka fituar në 3 sete ndaj kuqebluve, duke siguruar kështu vendin në finale. Kjo finale do të luhet më 1 mars 2020, atëherë kur do të luhet edhe finalja e femrave, ndërsa dy ditë më përpara, më 29 shkurt 2020, do të luhen dy finalet e Kupës “Rinia” për të rinj dhe të reja.