Moto GP / Puig: Mark Markezi do të vazhdojë të dominojë deri në 2025-ën!

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2020 19:20

ASNN – “Unë mendoj se për një kohë nuk do të ketë asnjë rival të madh”. Ky është parashikimi që bën Alberto Puig, gjatë një interviste në “La Vanguardia”, për paraqitjen që Mark Márkez bëri në Kampionatin Botëror të Moto GP-së në 2019-ën. Gjatë të cilit, spanjolli vetëm në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mori pikë se u rrëzua, ndërsa të gjitha garat e tjera, tetë herë kampioni i botës i përfundoi në vendin e parë ose të dytë.

Drejtuesi i ekipit “Repsol Honda” vazhdon me lavdërimet e tij ndaj pilotit të tij, duke parashikuar se deri në 2024 ose 2025, Márkez do të vazhdojë të dominojë kampionatin. “Marku ka arritur pothuajse në përsosmëri këtë vit, – ka thënë Puigu. – Nuk mbaj mend një sezon të tillë, mendoj se Marku do të vazhdojë të dominojë për një kohë, për shkak të moshës, potencialit dhe dëshirës së tij për të fituar, Mendoj se ai do të dominojë edhe 4-5 vitet e ardhshme.”

Një nga temat që këtë vit do të zërë pjesën më të madhe të diskutimeve të kategorisë më të lartë të motorëve, është tregu i pilotëve, pasi kontratat e tyre janë në përfundim, me përjashtim të Tito Rabatit dhe Maverik Vinjalesit, të rinovuar së fundmi. Fabio Kuartararo, e përfundon kontratën e tij në 31 dhjetor, ndërsa firmosi me “Jamaha”-n zyrtare për sezonin 2021-2022, kur të mbyllë kontratën me skuadrën kliente të “Petronas”-it.

Përsa i përket të ardhmes tek “Honda”, Puigu konfirmon se skuadra e tij do t’i ofrojë sa më shumë që të jetë e mundur Markezit, që ai ta mbyllë karrierën e tij me fabrikën e prodhuesit japonez të motorëve, të mbiquajtur si “Golden Wing” (“Krahu i artë”, për shkak të stemës së “Honda”-s. “Ai ka një kontratë me ne edhe për këtë vit, dhe “Honda” do t’i ofrojë atij maksimum në mënyrë që ai të jetë gjithmonë me ne, dhe ta përfundojë karrierën e tij me ne”, – tha

. Vullneti i një piloti nuk mund të manipulohet. Piloti duhet të thotë: “Ky është vendi im”. “Unë dua të jem këtu”, është filozofia e “Honda”-s. Ai është përparësia jonë absolute, numri 1. Ne i filluam bisedimet me të për rinovimin e kontratës që në fund të sezonit, por nuk arritëm në asnjë përfundim”, – shtoi Puigu, ndërsa mbetet për t’u parë sesi do të funksionojë Marku me vëllanë e tij të vogël, Aleksin, i cili këtë viti u promovua nga Moto 2 në Moto GP, tek skuadra e japoneze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh