AlbanianSport.com 29/01/2020 23:55
ASNN – Kryeqytetasit bëjnë formalitetin e kualifikimit me nga dy gola për secilën pjesë loje. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë gjithashtu të mërkurën në kanalin RTSH 2 përballjen e turit të 16-shes midis Saragozës dhe Realit të Madridit. Kjo sfidë fituar nga kryeqytetasit me shifrat 4-0, me nga dy gola të shënuar për secilën pjesë loje.
Kupa e Spanjës, apo siç njihet ndryshe, Kupa e Mbretit është një tjetër veprimtari madhore sportive që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar dhe transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 2 përballjen e turit të 16-shes midis Saragozës dhe Realit të Madridit, që është fituar nga kryeqytetasit me shifrat 4-0, me nga dy gola të shënuar për secilën pjesë loje.
Në fakt, madrilenët kanë patur nevojë për vetëm 6 minuta lojë për të kaluar në epërsi, falë një goli të Rafael Varane. Reali do të vazhdojë ta administrojë epërsinë dhe, madje ta thellojë atë në minutën e 32-të, kur Lukas Vaskez do të ndëshkojë për herë të dytë portierin vendas
Me epërsinë e dyfishtë të madrilenëve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të sjellin edhe dy gola të tjerë për miqtë. Në minutën e 72-të, është Vinicius Zhunjor që do të shënojë golin e 3-të të kryeqytetasve. 8 minuta më pas, ka kohë edhe Karim Benzemanë që të gjejë edhe golin e 4-t për Realin e Madridit, që fiton kështu bindshëm ndaj Saragozës dhe siguron vendin në çerekfinale.