AlbanianSport.com 29/01/2020 23:15
ASNN – Me Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror, i cili u zhvillua të mërkurën në pistën me tartan të Stadiumit “Elbasan Arena”, atletika shqiptare ka ngritur siparin e veprimtarive për vitin 2020. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisi ka shpjeguar se, përkundër motit të keq që ka shoqëruar garat, teksa shiu e ka bërë shpesh garimin një sfidë të vërtetë, ishte i pamundur ndërrimi i datës për një ditë tjetër për shkak të një sërë ndërlikimesh.
“Nuk është aq e thjeshtë, pasi për këtë kalendar është njoftuar edhe Agjencia Botërore e Dopingut (WADA) dhe, nëse do të ndërrohim datën dhe nëse njoftimi nuk arrinte në kohë, atëherë rrezikonim që kontrollorët e këtij organizmi të vinin në Shqipëri në një ditë tjetër, dhe jo në ditën e ndryshuar të kampionatit dhe kjo do të kishte ndërlikime të tjera, madje me pasojë për ne dhe sportistët, – ka shpjeguar ai, duke folur për mediat të mërkurën, në pistën me tartan të stadiumit “Elbasan Arena”.
Kampionati Kombëtar Dimëror Individual i Atletikës, i cili është në fakt i barazvlefshëm me atë të sallave të mbyllura, që, për fat të keq, ende nuk ekzistojnë në Shqipëri.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: