AlbanianSport.com 29/01/2020 21:15
ASNN – Pas vetëm një jave në klubin katalan, lushnjari promovohet nga trajneri Setien për sfidën e Kupës. Rei Manaj është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për veprimtarinë e dytë të futbollit spanjoll. Sulmuesi lushnjar është stërvitur ditën e sotme me yjet e Barcelonës, teksa në një foto të postuar nga “Mundo Deportivo”, shihet krah Lionel Mesit.
Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën. Por nuk ka kaluar shumë dhe ka ardhur të mërkurën në mbrëmje edhe lajmi i bujshëm nga Spanja. Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Grizman, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit. Kësisoj, është një ëndërr e bërë realitet që në javën e parë. Rei Manaj është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për veprimtarinë e dytë të futbollit spanjoll. Sulmuesi lushnjar është stërvitur ditën e sotme me yjet e Barcelonës, teksa në një foto të postuar nga “Mundodeportivo”, shihet krah Lionel Mesit.
Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj, teksa gjasat janë të mëdha që Manajn ta shohim për disa minuta me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës. Manaj nuk është i vetmi lojtar i ri i grumbulluar nga trajneri Setien, teksa së bashku me të janë thirrur në ekipin e parë edhe Pena, Kolado, Puig dhe Ansu Fati. Gjithashtu me grupin u stërvit edhe Vague.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: