AlbanianSport.com 26/01/2020 21:35
ASNN – Trajneri i Vllaznisë flet para barazimit me Laçin, pret ende përforcime. Është mbyllur me rrjeta të paprekura sfida e së shtunës midis Vllaznisë dhe Laçit dhe, përtej kontestimeve, trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, është shprehur i kënaqur me pikën e marrë. 57-vjeçari është i kënaqur me lojtarët që kanë mbërritur deri më tani në merkaton e janarit, por ka ende shpresë për përforcime. Një barazim i vështirë ishte ai për Vllazninë, por trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz, ishte i kënaqur përtej kontestimeve.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, përballë kishim një kundërshtar shumë të mirë, – ka thënë ai. – Në pjesën e parë ishin në një nivel mesatar, por është normale për një ndeshje kaq shumë të rëndësishme. Pjesa e dytë ishte më e mirë, luajtëm më mirë, ushtruam presion dhe kishim një rast 11-metërshi, që për nga pozicioni që e pashë ishte 11-metërsh i pastër. Edhe gjyqtari e pranoi, por në fund tha se nuk është pozicioni për 11-metërsh. Në pjesën e dytë ndryshova 3 lojtarë për të rifreskuar pak, ato dhanë gjithçka dhe bëmë një pjesë të dytë edhe më të mirë.”
“Por duhet të them se ishte një ndeshje e vështirë, edhe për shkak të terrenit dhe të shiut”, – ka shtuar maqedonasi i stolit kuqeblu ka ende shpresë për përforcime. “Ne do të vazhdojmë të punojmë, faleminderit edhe për gjithë tifozët dhe lojtarët, – ka theksuar Jonuzi. – Kanë mbetur edhe 2-3 ditë në merkato dhe besojmë se do të marrim edhe 2 lojtarë të tjerë, me të cilët jemi në bisedime, dhe njëri prej tyre besoj se është i mirë për Vllazninë, bëhet fjalë për një mesfushor dhe një sulmues. Sepse kemi probleme me Ramadanin me kartonë dhe dëmtime.”
“Besoj se kjo skuadër ka dhënë diçka të mirë në pjesën e dytë dhe deri nga fundi, por ndojëherë na duhet edhe pak fati.” 57-vjeçari është i kënaqur me lojtarët që kanë mbërritur deri më tani në merkaton e janarit. “Po, jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre, ishte ndeshje e fortë, çdo ndeshje në vazhdim ato do të luajnë edhe më mirë, duhet të përshtaten edhe me shokët e skuadrës, por është shumë e vështirë për një lojtar që të vijnë dhe të përshtatet për 10 ditë, – ka theksuar maqedonasi. – Në këtë ndeshje humbën dy pikë, por ngandonjëherë duhet edhe pak fat për të realizuar.”
“Kjo është ndeshja e dytë e vitit, por kemi edhe më shumë ndeshje ku do të shprehen të gjithë lojtarët bashkë, – ka shtuar ai. – Ndeshja e ardhshme është shumë e rëndësishme me Flamurtarin për Kupë.” Trajnerin e Vllaznisë nuk e shqetëson renditja në vendin e 6-të, me 27 pikë. “Nëse shikon renditje, gjithçka kuptohet, të gjithë skuadrat janë ngjeshur me njëra-tjetrën me pikë”, – ka përfunduar trajneri i shkodranëve, Mirsad Jonuz.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: