AlbanianSport.com 26/01/2020 15:45
ASNN – Rozher Federeri ka kaluar në çerekfinale të Turneut të Hapur të Australisë, (Australian Open 2020), pas fitores me përmbysje kundër Marton Fucsovics në turin e 16-shes, të arritur të dielën në Melbërn. Gjashtë herë fituesi i këtij turneu madhor e mundi hungarezin 3-1 me sete (4-6, 6-1, 6-2, 6-2).
38-vjeçari zviceran do të përballet tanimë me amerikanin Tenajs Sandgren në turin e tetë më të mirëve të martën. Pasi e humbi setin e parë, Federeri ishte i pandalshëm duke i fituar me lehtësi 3 setet e radhës. “E nisa mirë setin e dytë dhe nga aty gjërat u lehtësuan për mua”, – tha ai pas ndeshjes.