Luhen dy të parat, vetëm një gol në 180 minuta, edhe ai “in-extremis”

Share Button

AlbanianSport.com 25/01/2020 22:05

ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën pasdreke dhe në mbrëmje dy ndeshjet e para të javës së 19-të, duke dhuruar vetëm një  gol në 180 minuta, madje edhe atë “in-extremis”. Ai ka ardhur në Korçë, ku Skënderbeu ka mundur me vuajtje Flamurtarin, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 1-0. Fitorja e arritur me Partizanin mori vlera të tjera dhe korçarët tani u bëjnë presion skuadrave që luftojnë për Evropën.

Një takim i cilit u vendos në fund fare, por pati shumë luftë sportive dhe raste nga të dyja krahët. Goli vendimtar erdhi në minutën e 90-të, kur Bregu i ndodhur pranë portës e shtyu topin në rrjetë pas u kthye nga shtylla horizontale. Vlonjati mposhti skuadrën e qytetit të tij dhe i dha 3 pikë me mjaft vlera Skënderbeut. Ndërkaq, është mbyllur me shifrat e bardha, 0-0, takimi mes Vllaznisë dhe Laçit, i luajtur në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Të dyja skuadrat patën shanse për të shënuar, por goli mungoi dhe në fund ndanë nga një pikë. Gjatë pjesës së parë, Laçi ishte më kërkues dhe pati rastet më të mira për të shënuar. Ndërsa në pjesën e dytë, ishin shkodranët e Vllaznisë ata që i shkuan më afër golit. Ndërkaq, 3 ndeshjet e tjera të javës së 19-të të Kategorisë Superiore luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 16:00, Tirana pret në kryeqytet Luftëtarin, ndërsa Byisi është mysafir në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën.

Takimi i fundit dhe ai më i spikatur i javës është dueli i orës 19:00, midis kryesueses së renditjes, Kukësit, dhe kampiones në fuqi, Partizanit, i cili do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Ky duel bëhet kështu ndeshja e dytë e Kategorisë Superiore që do të luhet në stadiumin e ri, pas derbit të kryeqytetit, midis Partizanit dhe Tiranës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh