AlbanianSport.com 25/01/2020 20:15
ASNN – Luhen të gjitha takimet e javës së 13-të të Grupit B të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë, dhe ka madje edhe një “rrokadë” në krye. Lushnja merr kreun, Apolonia fiton mes polemikave, festojnë edhe Besa dhe Elbasani. Kështu, Lushnja ka marrë kreun e klasifikimit, pasi ka bërë detyrën në shtëpi kundër skuadrës së Devollit dhe ka shfrytëzuar barazimin pa gola të Pogradecit në fushë të huaj me Shënkollin.
Verdhejeshilët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe heroi i takimit ishte Mezini. Renditja në krye është bërë interesante, pasi edhe Apolonia ka fituar dhe diferenca mes tre skuadrave të para është vetëm një pikë. Fierakët mposhtën në fushë të huaj Ilirinë e Fushë-Krujës. Mihani realizoi golin e vetë, madje ka pasur shumë kontestime të vendasve për gjykimin. Jo vetëm kaq, pasi Apolonia shkruan se arbitri pretendon se është goditur në pjesën e parë.
Besa gjithashtu mori një fitore me vlera, madje me përmbysje. Kavajasit luanin në fushë të huaj me Turbinën, që shënoi e para me Jaupin me 11-metërsh. Por, edhe kavajasit patën mundësinë të ekzekutonin dy 11-metërsha më pas dhe Çelhaka i ktheu të dyja në gol, duke i dhënë fitoren me rezultatin 1-2 Besës. Tre pikë të rëndësishme për Elbasanin, që ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Orikut që luajti prej minutës së 20-të me një lojtar më pak.
Kongjini u ndëshkua me karton të kuq dhe epërsia numerike u shfrytëzua nga skuadra vendase. Peposhi fillimisht dhe më pas Duka shënuan golat që i dhanë fitoren e pastër 2-0 skuadrës së Elbasanit.
Kategoria e Parë
Java e 13-të
GRUPI B
Lushnja – Devolli 1-0
Shënues: Mezini 35′
Shënkolli – Pogradeci 0-0
IliriaFushë-Krujë – Apolonia 0-1
Shënues: Mihana 77′
Turbina – Besa 1-2
Shënues: Jaupi 71′ (11-m.) / Çelhaka 82′ (11-m.), 86′ (11-m.)
Elbasani – Oriku 2-0
Shënues: Peposhi 45′+1, Duka 50′