AlbanianSport.com 20/01/2020 22:25
ASNN – Rasti i Mo Farah përplas Agjencinë Britanike me atë Ruse, që kërkon trajtim të barabartë. Agjencia Britanike e Anti-Dopingut do të bllokojë çdo përpjekje të Agjencisë Botëror të Anti-Dopingut që të marrë në dorë mostrat e analizave të atletit të famshëm, Mo’ Farah, në kuadër të një hetimi mbi sportistët e ish-trajnerit të tij famëkeq Alberto Salazar. Por, tanimë është Rusia, e cila u dënua në 2016-ën dhe rrezikon një dënim tjetër edhe më afatgjatë dhe më të gjerë, e cila ka reaguar, duke kërkuar trajtim të njëjtë të të gjitha palëve sa i përket çështjes së dopingut.
Rusia e ka akuzuar Agjencinë Britanike të Anti-Dopingut, (UKAD), për ngritjen e një “muri të mosbesimit”, pasi u mësua se kjo e fundit do të bllokojë çdo përpjekje të Agjencisë Botëror të Anti-Dopingut (WADA), që të marrin në dorë mostrat e analizave të atletit të famshëm, Mo Farah, në kuadër të një hetimi mbi sportistët e ish-trajnerit të tij famëkeq Alberto Salazar. Shefja ekzekutive e UKAD-së, Nikolë Sapsted, paralajmëroi javën e shkuar se ajo nuk do të autorizonte dorëzimin e mostrave të gjakut dhe të urinës së britanikut 4 herë medalist i artë në Olimpiada, përderisa të mos kishte “prova të besueshme se ato përmbanin substanca të ndaluara.
Organizmi britanik nuk e pranoi një kërkesë për t’i dorëzuar analizat e atletit gjatë një hetimi të Agjencisë Amerikane të Anti-Dopingut (USADA) mbi Salazarin, i cili është pezulluar në tetor të vitit të shkuar për një periudhë 4-vjeçare, për shkelje. Por, tanimë është Rusia, e cila u dënua nga WADA në 2016-ën dhe rrezikon një dënim tjetër edhe më afatgjatë dhe më të gjerë, e cila ka reaguar, duke kërkuar trajtim të njëjtë të të gjitha palëve sa i përket çështjes së dopingut. “Standardet e Kodit Botëror të Anti-Dopingut, të adoptuar nga WADA, janë të njëjta për të gjithë”, deklaroi zv/drejtorja e përgjithshme e Agjencisë Ruse të Antidopingut (RUSADA), Margarita Pakhnotskaja, duke folur për Agjencisë Ruse të Lajmeve “TASS”.
“Qoftë kjo Agjencia Britanike e Anti-Dopingut, ajo Ruse apo kushdo tjetër, – ka theksuar ajo, duke vijuar: “Përndryshe, sistemi nuk do të funksionojë. Prandaj mendoj se britanikët nuk duhet të pengojnë dorëzimin e çfarëdolloj analize. Çdo refuzim vetëm do të krijonte, me të drejtë, një “mur mosbesimi” dhe kjo nuk do t’i shërbente askujt.” Mo Farah, i cili mban edhe titullin e nderit, “Sër”, është fitues i medaljeve të arta në garën e 5,000 dhe atë të 10,000 metrave në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012-n dhe të Rios në 2016, nuk ka rezultuar asnjëherë pozitiv nëpër analizat e antidopingut dhe ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se ka përdorur substanca të ndaluara.