AlbanianSport.com 20/01/2020 21:30
ASNN – Trajneri shqiptar rrëfen për RTSH aventurën e tij të radhës në basketbollin italian të meshkujve. Edhe për vetë trajnerin shqiptar të Ferrarës, skuadra i ka tejkaluar pritshmëritë në Divizionin Lindor të nivelit të dytë të Kampionatit Italian të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Seria A2. Nën drejtimin e tij, Ferrara është shndërruar nga një skuadër që luftonte për mbijetesë, në një skuadër që synon ngjitjen në Serinë A1.
Dhe, në një rrëfim për Rrjetin e Radio-Televizionit shqiptar, 54-vjeçari ka zbuluar sekretin e kësaj metamorfoze. Janë 11 fitore në 19 javë kampionat dhe një vend i 3-të në renditjen e Divizionin Lindor të nivelit të dytë të Kampionatit Italian të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Seria A2. Edhe për vetë trajnerin shqiptar të Ferrarës, skuadra i ka tejkaluar pritshmëritë.
Nën drejtimin e tij, Ferrara është shndërruar nga një skuadër që luftonte për mbijetesë, në një skuadër që synon ngjitjen në Serinë A1. Po cili është sekreti i kësaj metamorfoze? Megjithatë, edhe vetë 54-vjeçari e pranon se “thembra e Akilit”, sidomos në fazën e parë, duket se janë ndeshjet në fushë të huaj, ku ka korrur deri më tani vetëm 3 fitore.
Spiro Leka ka përsëritur gjithmonë se objektivi mbetet mbijetesa, por, përtej modestisë, sa reale është ngjitja në Serinë A1 për Ferrarën e tij? Ferrara ndeshjen e radhës e luan më 26 janar 2020, në fushën e San Severos.