AlbanianSport.com 17/01/2020 19:20
ASNN – Roma “është njëra prej klubeve të interesuara për AdnanJanuzaj gjatë merkato së janarit”, ka konfirmuar agjenti i tij. Mediat sportive italiane raportuan gjatë ditës së shtunë romanët verdhekuq e kanë vëmendjen fokusin tek futbollisti me origjinë nga Kosova, pasi dështuan për ta marrë Mateo Politanon dhe Xherdan Shaqirin. Për këtë arsye, faqja në Internet, “SiamoLaRoma24.it” ka kontaktuar me agjentin e Januzajt, Dirk de Vrise, për të komentuar këto shkrime.
“Po, Roma është njëra nga klubet e interesuara për Januzajn gjatë merkato së dimrit”, ka konfirmuar ai për median në fjalë. “Verdhekuqtë janë një klub i madh, kështu që natyrisht atij i pëlqen ideja për t’ju bashkuar atyre, por, për momentin nuk mund të jap detale”, – ka shtuar agjenti i futbollistit nga Kosova. Sipas asaj që raportojnë mediat e Gadishullit të Apenineve, Roma po e kërkon atë në formë huazimi, me të drejtë blerje për 15 milionë euro në fund të sezonit.
Liverpuli nuk dëshiron ta huazojë Xherdan Shaqirin të Roma, kështu që ata po e kërkojnë futbollistin tjetër nga Kosova, Adnan Januzaj. Trajneri i Romës, Paulo Fonseka ka konfirmuar të shtunën në një konferencë për shtyp se klubi kryeqytetas nuk është më në garë për Mateo Politanon, pasi Interi nuk dëshiron shkëmbim të tij me Leonardo Spinacolën. Megjithatë, ata janë duke kërkuar zëvendësim për të dëmtuarin Nikola Zaniolo, i cili do të mungojë për gjithë sezonin, pasi ka këputur ligamentet e gjurit.
Suso dhe Shaqiri ishin zgjedhjet e para, por Milani dhe Liverpuli po refuzojnë që t’i lejojnë ata në huazim me opsion blerjen. Tani, sipas mediave italiane, Roma ka bërë kontaktet e para me Real Sociedadin për sulmuesin Adnan Januzaj, të cilin mund ta marrin në huazim me opsion blerjen për 15 milionë euro. Futbollisti nga Kosova, që përfaqëson Belgjikën, do të mbush 25 vjeç muajin e ardhshëm, kështu që ende është i ri.
Pavarësisht kësaj, ai nuk i ka përligjur pritshmëritë gjatë kohës kur ishte tek Mançester Junajtid dhe tek Borusia e Dortmundit. Adnan Januzaj u shit tek Real Sociedadi për 8.5 milionë euro në verën e vitit 2017 dhe deri me tani ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë katër pasime për gol në 13 ndeshje që ka luajtur.