AlbanianSport.com 17/01/2020 18:25
ASNN – Trajneri i vlonjateve tërheq vendimin për t’u larguar, e bind takimi me administratorin Idrizi. Fakti që skuadra e tij mbyll fundin e renditjes, me vetëm 6 pikë të marra në 17 javë kampionat dhe është kandidatja e parë për të rënë nga Kategoria Superiore, por edhe amullia me pagat, kanë bërë të Marcelo Troisi të bëjë të ditur dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Flamurtarit. Por, braziliani është takuar të shtunën paradite me Sinan Idrizin, i cili, mesa duket, ia ka dalë ta bindë që ta tërheqë vendimin e tij.
Të premten pati bërë ditur largimin e tij, por të shtunën ka qenë në stolin e Flamurtarit, që e mbylli me rrjeta të paprekura ndeshjen miqësore me Bylisin në Vlorë. Fakti që skuadra e tij mbyll fundin e renditjes, me vetëm 6 pikë të marra në 17 javë kampionat dhe është kandidatja e parë për të rënë nga Kategoria Superiore, por edhe amullia me pagat, kanë bërë të Marcelo Troisi të bëjë të ditur dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Flamurtarit. Por, braziliani është takuar të shtunën paradite me me Sinan Idrizin, i cili, mesa duket, ia ka dalë ta bindë që ta tërheqë vendimin.
Burime pranë klubit vlonjat pohojnë për RTSH Sport se administratori i ka ofruar siguri maksimale si për financat, ashtu edhe për merkaton, duke i kërkuar që të punojë i qetë, pasi, sipas tij, gjithçka do të zgjidhet. Në takimin që zhvilloi me Marcelo Troisin, administratori Idrizi i ka dhënë garanci të plotë se, përkundër vendimit të FIFA-s, merkatoja nuk do të bllokohet dhe se lojtarët do të federohen normalisht.
Pak ditë më parë u zbuluan vendimet e dhëna nga FIFA për klubin vlonjat dhe Luftëtarin, që janë dënuar për të mos regjistruar lojtarë në merkaton aktuale (janar 2021), si dhe për atë korrik-gusht 2021 dhe atë të janarit të 2022-shit. Por kreu i klubit vlonjate i ka hedhur poshtë këto vendime, duke këmbëngulur se merkatoja do të vazhdojë dhe se skuadra e Flamurtarit do ta rinisë normalisht kampionatin. Vlonjatët e 2020-ën me vizitën që do t’i bëjnë Vllaznisë në Shkodër, në pasditen e së martës së 22 janarit.